Futboll La Liga Sport

TOP 20 KLUBET ME VLERËN MË LARTË BOTËRORE/ Barcelona komandon rruzullin, por vetëm 100 mijë dollarë më shumë se Real

Ashtu si ndodh zakonisht çdo vit, Forbes ka hartuar një renditje të veçantë sa i përket klubeve që kanë vlerën më të madhe në merkato (nëse do të dilnin në shitje)

Revista amerikane niset duke marrë parasysh organikën e futbollistëve aktualë, infrastrukturën, markën, marketingun, por sidomos edhe stadiumet.

Në vend të parë qëndron Barcelona me 4.76 miliardë dollarë, ndërsa ndiqet nga Real Madrid me 4.75 mld dollarë.

Pas tyre Bayern Munich me 4.125 miliardë dollarë dhe në top 5 Manchester United me 4.2 mld, që ndiqet me shifër të barabartë (4.1) nga Liverpool dhe Manchester City.

Për të parë italianen e parë duhet të shkojmë në vendin e 11-të ku ndodhet Juventusi me gati 2 mld dollarë vlerësim. 743 mln dollarë Interi dhe 559 mln dollarë Milani.

Barcelona – 4,76 mld dollarë

Real Madrid – 4,75 mld

Bayern Munich – 4,125 mld

Manchester United – 4,2 mld

Liverpool – 4,1 mld

Manchester City – 4 mld

Chelsea – 3,2 mld

Arsenal – 2,8 mld

Paris Saint-Germain – 2,5 mld

Tottenham – 2,3 mld

Juventus – 1,95 mld

Borussia Dortmund – 1,9 mld

Atletico Madrid – 1 miliardo

Inter – 743 milioni

Everton – 658 milioni

Milan – 559 milioni

Roma – 556 milioni

West Ham – 508 milioni

Leicester – 455 milioni

Ajax – 413 milioni

 

Related posts

​Largohet nga Atletico Luiciano Vietto, kalon në Sporting

Q.Autor

Milan, Juve dhe Barça/ Vazhdon ankandi për mesfushorin e TALENTUAR të PSG

Isa.Autor

HUMBJA NË DERBIN E MILANOS/ Gattuso bën deklaratën e fortë pëgjatë dy javëve, ja problemi i vetëm

Delo.autor

Leave a Comment