Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“FSHF” PUBLIKON AXHENDËN/ Shqipëri-Slloveni, miqësorja e 30 marsit do të luhet në…

Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.

Federata e Futbollit ka dakordësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udineses, “Dacia Arena”, ora 20:45.

Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.”

Ky është njoftimi i FSHF-ë, për miqësoren e radhës të kuqezinjve, në një periudhë kur janë programuar të zhvillohen ndeshjet play off të Nationas League. Duke qenë se Shqipëria është eliminuar nga ky kompeticion, qeveria e futbollit shqiptare ka vendosur ta shfrytëzojë këtë datë të lirë për një test miqësor ndaj një përfaqësueseje relativisht cilësore.

Në Udine, një qytet jo shumë larg kufirit mes Italisë dhe Sllovenisë pritet të jenë të pranishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh nga të dyja përfaqësueset.

Related posts

Nga Brazili konfirmojnë: Malcom te Inter për 40 milion euro

Sadik.Autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Ish-kampioni i botës në BOKS bëhet gjysh 39 vjeç (FOTO)

Isa.Autor

“KA DISA ARSYE PSE ZGJODHA MILAN”/ Premtimi i Mandzukic: Do të luftoj për fanelën, jam super në formë. Me “kafshën” Ibrahimovic…

Delo.autor

Leave a Comment