Futboll Sport

GABIGOL PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN E BRAZILIT/ Flet presidenti i Flamengos: Gjithçka është në dorën e tij…

Gabriel Barbosa ka treguar një formë të shkëlqyer te brazilianët e Flamengos, ku ai është i huazuar nga Interi.

Sulmuesit brazilian i përfundon huazimi në janar të vitit të ardhshëm dhe do të kthehet përsëri te Interi, më këta të fundit që nuk e kanë në planet e tyre dhe do ta shisnin nëse vinte një ofertë e rëndësishme.

Dëshira e drejtuesve të Flamengos është që futbollisti të vazhdojë bashkëpunimin me ta, madje janë të gatshëm të bëjnë edhe një sforco financiare.

Diçka e tillë është pranuar vetë nga presidenti i këtij klubi, Rodolfo Landim, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se i kanë paratë për sulmuesin brazilian: “Kontrata e lojtari me ne skadon muajin e ardhshëm dhe ai ka kërkuar kohë për të vlerësuar të gjitha alternativat. Gabigol-Flamengo

Ne i kemi paratë që Interi kërkon për të. Tifozët e duan atë, njëjtë edhe ai i do tifozët dhe shumë shpejt do të vendosë. Gjithçka është në dorën e tij.”, u shpreh Landim.

Related posts

Mancini: Çfarë dhimbjeje për Italinë, që ta shohë Kupën e Botës nga…

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT/ Më mirë se Dembele, Boateng kalon me sukses provën e parë (VIDEO)

Delo.autor

NUK PYESIN PËR MASAT ANTI-COVID/ Shikoni ndeshjen e parë në kohë pandemie me stadiumin e tejmbushur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment