Futboll Seria A Sport

GATTUSO GATI T’I JAPË FUND PAPUNËSISË/ Pritet të marrë vendin e ish-trajnerit të Milanit…

Fiorentina po kalon një formë të keqe këto kohë, teksa nuk njeh fitore prej 4 ndeshjesh. Në 14 ndeshje të zhvilluara, klubi nga Firence ka grumbulluar vetëm 16 pikë pavarësisht afrimeve që u bënë në skuadër në merkaton e verës, dhe kjo formë nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve.

Pikërisht nga kjo mund ta pësojë trajneri Viçenco Montela, i cili tashmë ka humbur edhe besimin nga drejtuesit. Sipas mediave italiane ish-trajneri i Milanit është pranë shkarkimit dhe vendin e tij pritet ta marrë një tjetër ish-trajner i “Djallit”.

Bëhet fjalë për Xhenaro Gatuzon i cili nga fundi i sezonit të kaluar kur u largua nga Milani, është i papunë dhe po kërkon një tjetër skuadër për të ushtruar profesionin e trajnerit.montella-gattuso

Në orët e ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja, por në listë për tu emëruar trajner te Fiorentina është edhe Di Baxhio, i cili gjithashtu pëlqehet nga drejtuesit.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

TIRANA ULTIMATUM ALBI DOKËS/ Ja çfarë pritet të ndodhë mes palëve

Delo.autor

“MOS BËJ ROLIN E BUDALLAIT”/ Zbulohet çfarë i tha Kielini Rrahmanit te rasti i penalltisë

Delo.autor

Leave a Comment