Futboll Seria A Sport

KËRKON ME ÇDO KUSHT TALENTIN E ITALISË/ Inter gati të ofrojë 30 milionë euro plus shërbimet për dy lojtarët

Federiko Kieza është një nga lojtarët më të talentuar italian, i cili ka shkëlqyer me Fiorentinën në Serinë A sezonet e fundit.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se për futbollistin interesohen dy nga skuadrat më të mëdha italiane, siç është Juventusi dhe Interi.

Madje sipas raportimeve të fundit nga “Sportmediaset”, tekniku zikaltër Antonio Konte, e dëshiron me çdo kusht në skuadër mesfushorin italian. Konte e kërkon lojtarin që në janar në skuadrën e tij, në mënyrë që të krijojë një grup të fortë për titullin kampion.

Pikërisht edhe drejtuesit dëshirojnë t’ia plotësojnë këtë kërkesë, dhe drejtori sportive Piero Auzilio, po përgatit ofertën për lojtarin. 30 milionë euro të cilat do mblidhen nga shitja e Gabigolit, plus shërbimet e Dalbert dhe Politano do të ofrojë Interi për të bindur Fiorentinën ta lërë të lirë Kiezën.

Related posts

ÇËSHTJA “POGBA”/ Shtyhet vendimi për të ardhmen. Ja çfarë i kërkoi Manchester United…

Delo.autor

NDEZ PËRBALLJEN “EL CLASICO”/ Koeman: Trajneri Klopp diskreditoi Real Madridin për fushën…

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Luksemburg-Portugali. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment