Futboll Gossip Sport

GJITHMONË E NDJEKUR NGA MEDIAT DHE PAPARAZZET/ Gruaja e Tottit e pranon hapur: Nuk dua të puthem në… (FOTO)

Bashkëshortja e ikonës së Romës dhe futbollit italian Françesko Toti Ilari Blasi tregon se nuk preferon të puthet në public me ish-kampionin e botës. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, 38-vjeçarja mendon se i vjen turp të dhurojë skena intime me Totin në prani të fotografëve dhe publikut.

4927779_1528_ilarybacio

“Ka vite që flitet për marrëdhënien tonë, e vërteta është se unë dhe Françesko jemi të rezervuar. Ka vite që bëjnë të njëjtën pyetje, nëse unë e Françesko jemi në krizë. Kjo ndodh sepse paparacët janë të dëshpëruar dhe na luten të dhurojmë një puthje.  Asnjëherë nuk kemi dashur, më vjen turp, nuk na pëlqejnë skenat në publik”, tregon modelja dhe “showgirl”-i italiane.

toti
Megjithatë, ajo tregon se në një moment ka pranuar të puthë publikisht përpara miqve Totin. Por, sipas Ilarit dashuria e vërtetë nuk tregohet vetëm nëpërmjet puthjeve.

“Këtë verë në një varkë bëmë një përjashtim. Bashkë me ne ishin edhe disa miq, që e mbajtën lojën. Sapo shfaqeshin fotografët, fshiheshin dhe na jepnin pak kohë: 3, 2, 1… puthuni! Ishte dëfryese. Por, dashurinë nuk duhet ta tregosh me të puthura. Kam parë shumë çifte që japin spektakël me të puthura e më pas përfundojnë të ndarë”, përfundon bukuroshja italiane.

ilari

Çifti Toti-Blasi kanë qenë gjithmonë në fokus të mediave rozë dhe fotografëve italianë.

Ilary-Blasi

PANORAMASPORT.AL

Related posts

GAZETA “AS” PLAS “BOMBËN”/ Reali e ka vendosur, vetëm ky SUPER LOJTAR e zëvendëson RONALDON

Isa.Autor

Zidane krahason Asension me Messin/ Është një djalë i talentuar

Sadik.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT PAS ZGJEDHJES/ Duka: Kandidova që Shqipëria të jetë në këto nivele, në ndryshim…

Delo.autor

Leave a Comment