Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ Ekspozitë kundër racizmit në futboll me majmunë, sulmohen drejtuesit e Serisë A (FOTO)

Futbolli italian është shënjestruar sërish nga kritikët për sa i përket luftës kundër racizmit në fushat e lojës. Një ekspozitë me piktura e artistit Simone Fugacoto, ku në qendër janë vendosur disa lloje majmunësh, ka irrituar pa masë publikun italian për mënyrën sesi autoritetet e futbolit vendas po drejtojnë fushatën kundër përhapjes së racizmit.

11111

Megjithatë, Fugacoto ka tentuar të shpjegojsë domethënien e pikturave të tij.

“Me këto 3 piktura provova të tregoj se jemi krijesa komplekse dhe tërheqëse, të cilat mund të jemi të trishtuar apo të gëzuar, myslimanë, katolikë ose budisë. Në fund të ditës ajo çfarë na përcakton ne në fund të ditës nuk është ngjyra e lëkurës. I pikturova këta majmunë si metaforë për qeniet njerëzore. Iu kundërpërgjigjemi racistëve me idenë se të gjithë njerëzit kanë origjinë nga majmuni. Kështu që pikturova një majmun perëndimor, një aziatik dhe një të zi”, shprehet piktori italian.

Por, në rrjetet sociale komentuesit nuk i kanë fshehur kritikat dhe pakënaqësitë ndaj kësaj zgjedhjeje të piktorit Fugacoto.

“Është e neveritshme, një turp i madh. Sa njerëz mendoni se kanë kaluar të gjitha fazat dhe askush nuk është kujtuar për ta ndaluar këtë?

Kjo ngjarje ndodhi dy javë pasi gazeta italiane “Corriere dello Sport” publikoi një kopertinë provokues “E premtja e zezë” duke zgjedhur dy lojtarët me ngjyrë të Interit dhe Romës Romelu Lukaku dhe Kris Smalling.

bd922f7d72ac0065db05473229403663afced21c66cbd6e9a648467249da905f

Racizmi është një fenomen i fuqishëm në futbollin italian, ku lojtarë të ndryshëm janë ofenduar dhe provokuar edhe në ndeshjet kryesore të Serisë A.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Telekamera në dhomat e zhveshjes, Pique sfidon Barcelonën

Delo.autor

“DETAJET QË BËJNË DIFERENCËN”/ Laçi para ndeshjes me Poloninë: Do ta ndërroja golin tim në Europian me një që na dërgon në Botëror

F.autor

PRITET TË HIDHET SHORTI/ Rruga e Shqipërisë drejt Euro 2024 nis sot me… Nations League

Delo.autor

Leave a Comment