Futboll Seria A Sport

INTER NË KRYE TË SERIE A/ Jo vetëm Lautaro, ja mesfushori që i dhuroi fitoren “Zikaltërve”…

Interi u rikthye këtë të diel në “San Siro” pas dy transfertash, duke përballur SPAL-in në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit, me mundësinë për të parakaluar Juventusin. 

Në skemën 3-5-2 të Antonio Kontes, Danilo D’Ambrozio mori vendin e Diego Godinit përkrah De Vrajt dhe Shkriniarit. Në mesfushë rikthehet Galjardini, ndërsa në korsitë anësore pati hapësirë për Kandrevën në të djathtë dhe Lazaron në të majtë. Asnjë dyshim për dyshen e sulmit: përpara me Lukakun dhe Lautaron.

PJESA E PARË – Sipas parashikimeve, ishte Interi që bëri ndeshjen. Tre mbrojtësit e qendrës ndërtuan dhe avancuan me thjeshtësi të madhe në gjysmëfushë, me të vetmin Petanja që mundohej të ndërpriste aksionet e zikaltërve. Me anësorët e miqve shumë të tërhequr, Kandreva dhe Lazaro morën pjesë aktivisht në organizimin e manovrës, me qëllim për të kërkuar dy sulmuesit, të cilët ndërkohë përfaqësuan mbrojtësit e parë në një fazë, pa top, agresive.

brozovic

Nga ku lind, nën presingun e Brozoviçit, goli i 1-0 i firmosur nga Lautaro Martinez. Minutë pas minute, Interi legjitimon avantazhin, duke mos e ulur kurrë vëmendjen dhe duke gjetur zgjidhje të vlefshme, alternative dhe plotësuese për të thyer mbrojtjen e dendur kundërshtare. Mesfushorët mbështetën punën e sulmuesve dhe anësorëve, me dyshen Vesino-Galjardini që vepronin si në qendër, po ashtu edhe në krahë, ndërsa Brozoviç drejtonte “orkestrën” nga të gjitha anët e fushës.

“Regjisori” kroat veproi edhe në 20 metrat e fundit duke zhvendosur, nëse ishte nevoja, lojën nga njëri krah në tjetrin të fushës, ku Lazaro dhe Kandreva shfrytëzuan gjithë gjatësinë e fushës. Dendësia në zonë e topit të lojtarëve të Sempliçit liron rrezen e veprimit të dy anësorëve, për hapin e fundit të manovrës. Dhe pikërisht nga një krosim i numrit 87, i shërbyer nga Lukaku, lind goli i dytë: dopietë personale e Lautaros.

PJESA E DYTË – Pas një pjese të parë pritjeje dhe shumë vuajtjesh kundër Interit, zot i fushës dhe dominues në të dyja fazat e lojës, SPAL-i rikthehet në fushën e lojës me më shumë gjallëri, duke sulmuar me më shumë lojtarë në gjysmëfushën zikaltër. Vendësit humbasin terren dhe mposhten nga iniciativa personale e Valotit: 2-1.

E goditur papritur, Interi vazhdon të prodhojë lojë, duke përballuar qëndrimin e ri të SPAL-it me më pak prekje të topit dhe kërkimin e vertikalizimit të menjëhershëm te dy sulmuesit, protagonistë të lëvizjeve të vazhdueshme përgjatë frontit ofensiv. Me Lukakun që zhvendoset në qendërdjathtas dhe Lautaron që sulmon thellësinë (gjithçka e shoqëruar nga një menaxhim i kujdesshëm i lojës), lojtarët e Kontes shfaqen me vazhdimësi në zonën e rreptësisë rivale.

10 minutat e fundit plus shtesën, në të cilat SPAL-i kalon te skema 4-4-2, shohin të zotët e shtëpisë në kërkim të golit të tretë, gjithmonë duke u mbështetur te dialogu mes Lautaros dhe Lukakut. Duke iu drejtuar frymës së fundit, Interi nis administrimin dhe arrin një fitore të merituar që ngjit zikaltrit në vendin e parë të klasifikimit, në fund të një jave të rënduar, që ka parë të mbizotërojë edhe një herë forcën e grupit. Edhe ekzaltoi jo vetëm Lautaron, por “dirigjentin” Brozoviç.

Related posts

PRITET RIKTHIMI I BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Ja detajet e marrëveshjes mes Neymar dhe Barcelonës

Delo.autor

MERKATO/ Rafinha po kryen testet mjekësore te Interi

Q.Autor

NËRHYRJA E GABUAR E DURMISHIT/ Frenk Kessie kaloi Milanin në vantazh me një penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment