Futboll Sport

I GATSHËM TË BRAKTISË BARCELONËN/ Vidal pranë rikthimit në Itali

Arturo Vidal do të bisedojë me drejtuesit e Barcelonës, për t’iu kërkuar ta lejojnë t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili hapet muajin e ardhshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori kilian është i gatshëm ta braktisë Barçën për Interin, pasi nuk po gjen hapësirë në ekipin e parë të Ernesto Valverdes.

Përkundër interesimit të shfaqur nga Manchester United, Vidal parapëlqen t’i bashkohet Interit, ku do të ribashkohej me trajnerin Antonio Conte.

Një takim mes drejtuesve të gjigantit katalonas dhe menaxherit të Vidalit, Fernando Felicevich, pritet të mbahet para festes së Krishtlindjes.

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, konfirmoi dje se zikaltrit janë duke e vëzhguar situatën e kilianit, të cilin e quajti lojtar të rëndësishëm.

32-vjeçari ka qenë titullar në vetëm tri ndeshje për Barçën deri tani këtë sezon në La Liga.

Related posts

SKANDALI/ Rrahën BARBARISHT zyrtarin e shtetit, 2 lojtarët e NJOHUR marin DËNIMIN DRASTIK

Isa.Autor

YLLI ARGJENTINA TEK JUVENTUSI/ Dalin në shitje fanellat bardhezi të Icardit

Delo.autor

Vdekje misterioze, mbrojtësi i ekipit francez shuhet në moshën 18-vjeçare

Sadik.Autor

Leave a Comment