Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC DREJT ZBARKIMIT TEK MILAN/ Ylli suedez prish skemën e Piol, ja formacioni i ri

Skenarët e mëdhenj paraqesin gjithnjë të papritura dhe njëra syresh, te Milani, mund të gjenerohet pikërisht nga zbarkimi i Zlatan Ibrahimoviçit. Në këtë këndvështrim, seritë e reja të serialit kuqezi mund të pasurohen me të papritura. Ardhja e suedezit përzien letrat në tufën e Stefano Piolit, sidomos për sa i përket aspektit ofensiv.

Ibra-Piontek

Trajneri duhet të vendosë një hierarki të re, e cila, të paktën në fillim do ta shohë 38-vjeçarin në krye të saj. Po aq i vërtetë është fakti se zëvendësi i Ibrës, por qoftë edhe partneri i tij nëse ekipi luan me dy sulmues, pritet të jetë Rafael Leao. Portugezi paraqet mundësi të mëdha përmirësimi dhe fakti që nuk është pykë, mund të lehtësojë integrimin në formacion. Në këto kushte, është normale që ta pësojë Kristof Piontek.

Përveçse ka humbur shënjestrën, polaku ka shfaqur një rendiment tejet të dobët në këtë sezon të parë me Milanin. 4 gola, tre nga të cilët me 11-metërsh nuk mjaftojnë për t’i garantuar fanellën e titullarit në asnjë ekip, aq më tepër te kuqezinjtë në nevojë golash e pikësh.

SKEMA DHE VENDIME – Me apo pa Ibrën mes titullarëve, Milani vështirë se do ta ndryshojë skemën 4-3-3. Suedezi do të jetë në majën e sulmit, teksa në krah ka një mori alternativash, duke nisur nga Suso, Bonaventura, Kastijeho e deri te Çalhanoglu. Me një 4-3-1-2, Ibrahimoviç do të ishte përsëri titullar, teksa Leao, për shkak karakteristikash, do të ishte “shpatulla”.

milani 4-3-3

Në të dyja variantet, Piontek do të ishte rezervë e 38- vjeçarit, i cili vështirë se do të pranonte Milanin pa garanci taktike. Duke marrë shkas nga ndeshja e fundit ndaj Atalantës, u pa qartë se Pioli vendosi t’i besonte Leaos. Me vetëm kampionatin në program, Piontek mund të ishte zgjedhja e tretë për sulmin e “Djallit”, megjithatë nuk përjashtohet një rikthim si i huazuar te Xhenoa, atje ku “Pistolero” nisi fluturimin e tij.

Milani

Rikthimi në lagunë do të ishte një hap prapa në shumë aspekte, por mund të përbëjë edhe shërimin e një sulmuesi që ka humbur rrugën e golit. Ndërkohë, 24-vjeçari ndodhet në Dubai së bashku më bashkëshorten Paulina.

Të hënën do të paraqitet nën urdhrat e Piolit e me shumë mundësi në stërvitje do të ketë pranë Ibrën. Janari në këto kushte do të përbëjë një muaj prove për polakun, i cili do të ketë kohë të studiojë situatën, por edhe të mendojë largimin…

Related posts

U SHPALLËN “MBRET” TË EUROPËS/ Holanda i pret si heronj dy fituesit e Champions (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United shënon golin e dytë ndaj Tottenhamit

Sadik.Autor

NGA DËMTIMET E LOJTARËVE TEK CHAMPIONS/ Pioli i thotë të gjitha: Atletico shansi i fundit për kualifikim

Delo.autor

Leave a Comment