Futboll Sport

IBRAHIMOVIC “SHPALLET ARMIK”/ Dëmtohet statuja e tij në Suedi nga huliganët, ja çfarë i bënë… (FOTO)

Zlatan Ibrahimoviç është kthyer në armikun nr.1 të qytetit suedez Malmo.

ibra

Së fundmi, një grup huliganësh i kanë hequr hundën statujës së 38-vjeçarit në Malmo. Arsyeja e këtij vandalizmi lidhet me një deklaratë të ish-kapitenit të Suedisë për të ndihmuar ekipin e Hamarbisë për t’u bërë skuadra më e fortë në Gadishullin Skandinav. Hambarbi janë kundërshtarët e urryer të Malmos. Madje, Ibra realizoi një foto me fanelën e Hamarbisë.

21522052-7730433-Zlatan_Ibrahimovic_has_joined_Hammarby_as_a_co_owner_following_h-a-64_1574844300812

Sjellja ndaj skuadrës me të cilën nisi karrierën Malmo i ka revoltuar pa masë tifozët e këtij klubi duke dërguar një peticion bashkisë së qytetit suedez për të hequr statujën e Ibrahimoviçit. Deri tani është firmosur një peticion nga mbi 8 mijë qytetarë.

1000

Ndërkohë, nuk është hera e parë që është vandalizuar statuja e yllit suedez të futbollit. Disa kohë më parë, një grup huliganësh tentuan ta digjnin statujën e Ibrës, ndërsa shkruan poshtë tij tekste raciste.

Pasi mbylli kapitullin në SHBA me Los Anxhelos Galaksi, përflitet se ish-futbollisti i Interit, Barcelonës, PSG-së, etj., mund të kthehet të luajë sërish në Europë. Milan, Napoli dhe Evertoni kanë shprehur dëshirën për të firmosur me njërin prej sulmuesve më të mirë në historinë e futbollit.

Related posts

Drejtori sportiv i Man City: S’kemi shanse ta blejmë Messin

Q.Autor

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR VAR/ Klubi i Malmos: Diskutimi i milimetrave nuk është për futbollin!

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Villarreal-Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment