Futboll Seria A Sport

“INTER ËSHTË SHTËPIA IME”/ Rrëfehet “Demi” Lautaro: Conte më bën që të…

Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të mirë tek Interi i këtij sezoni, dhe “demi” po shkëlqen nën drejtimin e Kontes.

Në një rrëfim të gjatë për mikrofonët e “Sky”, argjentinasi flet për marrëdhënien me Lukakun në majën e sulmit, si dhe për faktin që ndihet si në shtëpi tek Interi.

“SHTËPIA IME” – Interi është shtëpia ime. Për mua është diçka shumë e rëndësishme, që tifozët janë gjithmonë të ngrohtë me mua. Është diçka fantastike. Përpiqem që të punoj dhe të tregoj përulësi, brenda fushe, që mbaj veshur këtë fanellë. Dua të kënaq sa më shumë tifozët zikaltër. Futem në fushë gjithmonë i fokusuar, me mendjen tek loja. Jam i lumtur me atë që po bëj. Është edhe çështje fati, sigurisht, por nuk duhet të harrojmë asnjë detaj nga ndeshjet.

ME LUKAKUN – Jam stërvitur gjithmonë për të qenë gati. Trajneri këtë vit me skemën e tij ma ka bërë më të lehtë, por Konte i trajton të gjithë njësoj, secili nga ne duhet të stërvitet në maksimum që të luajë. Me Lukakun po ecim mirë, është një person fantastik edhe jashtë fushe. Po kombinojmë mirë si çift në sulm. Qëllimi ynë është që të shënojmë sa më shumë për të ndihmuar ekipin.

ARGJENTINASIT – Historia që kanë shkruar bashkëkombasit e mi tek Interi është e pabesueshme, dhe kjo është një përgjegjësi e madhe për mua. Por, kam edhe nevojë të punoj e të rritem. Dua të përmirësohen, edhe pse jam i lumtur që frytet e para po vijnë nga puna ime.

KONTE – Trajneri po më jep besim të madh, ai t’i thotë gjërat siç janë, ashtu si Skaloni te Argjentina. Kjo të bën të rritesh ditë pas dite. Të dy trajnerët analizojnë detajet dhe kjo të bën të rritesh fizikisht dhe mendërisht.

Related posts

PËRPLASJA ICARDI-INTER VAZHDON/ Marotta bën gati ofertën për rinovimin e yllit, ja shifrat

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare dhe në varfëri ekstreme ish-futbollisti

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Presidenti i Interit: Ne jemi të sigurtë se do të…

Delo.autor

Leave a Comment