Futboll Sport

Brazili kërkon të largojë makthet e 4 viteve më parë duke bërë “bamirësi”

Drejtuesit e stadiumit “Mineirao” deklaruan se rrejta do të pritet në 8150 copë dhe secila prej tyre do të shitet me një çmim minimum 71 Eurosh, si për të përsëritur rezultatin e paharrueshëm 7-1. Synimi i organizatorëve të kësaj nisme është që të sigurojnë të paktën 500 000 Euro për t’i dhuruar për bairësi dhe drejtori i stadiumit Samuel Lloyd shpjegoi gjithë skemën: “Idea është që ta shndërrojmë atë incident traumatik, të cilin gjithkush do të donte ta harronte, në diçka pozitive”.

Rrjeta që do të shitet është ajo që në pjesën e parë të asaj ndeshje të 8 korrikut 2014 u tund plot pesë herë nga gjermanët, nga golat e Thomas Muller, Miroslav Klose, Sami Khedira dhe dy herë nga Toni Kroos. Gjithashtu aty u shënua edhe goli i vetëm i Brazilit, nga Oscar, në fund të pjesës së dytë.

Gjermania më pas fitoi 1-0 në finale ndaj Argjentinës dhe është sërish mes kandidatëve kryesorë për të fituar edhe këtë vit në Rusi. Por edhe Brazili është përmirësuar ndjeshëm që prej eliminimit katastrofik të katër viteve më parë dhe do të kërkojë të tregojë se jo më kot është pesë herë fitues i kompeticionit.

Related posts

“ÇDO HERË QË PËRFUNDONTE BIRRËN, NJË SUPERMODELE SILLTE NJË TJETËR”/ Crouch zbulon takimin me “Fenomeni”: As nuk ia kishte idenë se …

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Ronaldo kundër Ibrës. sfida e fundit, 5 vite më parë

Delo.autor

“MAGJISTARI ARGJENTINAS”/ “Ndizet” derbi i Milanos, reagon lojtari: Duam ta mundim INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment