Futboll La Liga Sport

JOAO FELIX SI CR7/ Nervozohet pas zëvendësimit ndaj Barcelonës (FOTO)

Zhoao Feliks u transferua te Atletiko Madridi në merkaton e verës për 120 milionë euro nga portugezët e Benfikës, por në asnjë moment nuk e ka arsyetuar çmimin e tij.

Në 11 ndeshje të zhvilluara në kampionat portugezi ka shënuar vetëm 2 gola, shumë pak për një futbollist që ishte nga transferimet më të mëdha në verë.

Edhe ditën e djeshme ndaj Barcelonës, lojtari nuk ka treguar një paraqitje të mirë, dhe është zëvendësuar nga Simeone në minutën e 66’, duke aktivizuar në vendin e tij Vitolon. Pikërisht ky zëvendësim nuk i ka pëlqyer aspak 20-vjeçarit, i cili ka shfaqur shenja nervozizmi në pankinë.FELIX

Diçka e njëjtë me gjestin që bëri edhe Ronaldo pak javë më parë kur u zëvendësua nga Sarri, por ndryshe nga 34-vjeçari i cili u largua drejt dhomave të zhveshjes i mërzitur, Feliks qëndroi në stol por dukshëm i  nervozuar dhe i mërzitur.

Related posts

AKORDI LOCATELLI-JUVENTUS/ Telenovela drejt fundit të lumtur, ja detajet ekonomike dhe takimi vendimtar…

Delo.autor

Renditja e re e UEFA-s/ Prishtina e parafundit – Trepça e 439-a

Q.Autor

Fjalët e Torres që bënë të Griezmann të qajë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment