Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Conte merr lajmin e keq, i dëmtohet një tjetër lojtar “Zikaltër”. Ja emri…

Lajm i keq për Antonio Konten dhe Interin, Arturo Vidal është dëmtuar dhe do të mungojë në sfidën e vitit për zikaltërit ndaj Shaktarit të mërkurën mbrëma në “Giuseppe Meazza”.

Mesfushori kilien u dëmtua gjatë sfidës ndaj Bolonjës në kampionat të shtunën në mbrëmje, ku u kushtëzua t’u zëvendësonte. Vidal sot pas disa kontrolleve nga mjekët e klubit zikaltër u ekzaminua me dëmtim tek pjesa e kofshës së majtë.

Orët e ardhshme pritet të jenë venmdimtare pasi ai do t’i nënshtrohet disa vizitave të tjera për të kuptuar shkallën e këtij dëmtimi.

Një problem i madh për Konten ku ka emergjencë në mesfushë ku përveç Arturo Vidalit, Sensi ende nuk është gati pas atij dëmtimi që mori një muaj e gjysëm më parë, me Naingolanin i cili ende nuk është riaftësuar dhe pritet të jetë në dispozicion ndaj ish-skuadrës së tij, Kaljarit. Dhe me një Eriksen që ndodhet jashtë projektit të Kontes.

Pikërisht tekniku zikaltër për sfidën ndaj Shaktarit duhet të bëjë vetëm me tri mesfushorët e formacionit që triumfuan ndaj Mysheglabahut me Barelan, Brozoviç dhe Galiardini.

Related posts

“Klubi 700”/ Messi bashkohet me CR7 dhe legjendat Pele, Puskas, Romario…

Delo.autor

Kështu e shpreh zemërimin Manuel Neuer për humbjen e Gjermanisë (FOTO)

Sadik.Autor

MAKINERI GOLASH/ Askush si MESSI, La Liga ka një ALIEN që thyen çdo LIMIT

Isa.Autor

Leave a Comment