Futboll Kategoria Superiore Sport

LAÇI-TIRANA/ Trajneri Egbo synon fitoren e tretë radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të luhet në Laç sfida mes vendasve të Armando Cungut dhe Tiranës. Ky takim do të jetë i vlefshëm për javën e 17-të të Kategorisë Superiore.

Vendasit vijnë në këtë përballje pas humbjes në transfertë ndaj Bylisit, ndërkohë që bardheblutë e Emanuel Egbo, kanë arritur të sigurojnë 2 fitore radhazi duke u ngjitur në kuotën e 25 pikëve, 5 më pak se kryesuesit e Kukësit.

Në takimin e fazës së parë, ishin 24 herë kampionët e vendit, ata që triumfuan me rezultatin 2-1 falë golave të Dungës dhe Kale, ndërkohë që për laçianët, shënoi Nuabueze.

Kujtojmë që Laçi-Tirana është një sfidë që ka prodhuar rivalitet mjaft të madh në vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet. Ngo nuk ia ka dalë të luaj nga minuta e parë, teksa titullar është aktivizuar i riu Muçi, ndërkohë që bardhezinjtë e Cungut vijnë me kontingjent të plotë në këtë përballje.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stazhilla, Turkaj, Gjoni, Ingjatoviç, Domgjoni, Lushkja, Shehu, Deliu, Xhixha, Teko, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

TIRANA: Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Batha, Celhaka,  Kobina, Torasa, Kale, Muçi. Trajner: Emuanuel Egbo.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Igli Tare interesohet për ish-sulmuesin e Teutës

Delo.autor

VJEN NGA KATEGORIA E GJASHTË ITALIANE/ PSG habit me afrimin e portierit në merkato

Delo.autor

TARE SHPËRTHEU NDAJ DAVID SILVAS/ Reagon babai i mesfushorit: Secili mund të zgjedhë çfarë të dojë

Delo.autor

Leave a Comment