Futboll Sport

“TRIPLETË” BLERJESH PËR MOTTA-N/ Juve nuk ndalet, Giuntoli hidhet në sulm

Juve mbetet një nga ekipet më aktive në Serie A, me “Zonjën e Vjetër” që po ndërton një ekip të ri. Një ditë më parë, në Torino u prezantua afrimi i fundit, Kalulu, por Cristiano Giuntoli ka ende shumë punë deri në fund të muajit gusht, pasi ai së bashku me pjesën tjetër të stafit drejtues planifikojnë të kryejnë edhe tre goditje të tjera në tregun e transferimeve.

Nico Gonzalez dhe Koopmeniers janë dy prioritet kryesore, dy blerje që pritet t’i kushtojnë arkave të klubit afro 90 milionë euro. Giuntoli vijon kontaktet me Fiorentinën me palët që mund të gjejnë një kompromis për 25 milionë euro kesh plus kartonin e Kostic, ndërsa për Atalantën parashikohet të paguajnë 60 milionë euro.

Jo vetëm kaq, Thiago Motta kërkon dhe një sulmues krahu, për këtë arsye drejtuesit e klubit ndjekin nga pranë dy objektivë, Francisco Conceiçao i Portos dhe Jadon Sancho i Man.United.

Blerja e një sulmuesi krahu është i lidhur ngushtë me largimin e Chiesa-s. Sulmuesi “azzurr” është nxjerrë në shitje prej kohësh, ndërsa sipas mediave spanjolle është shumë pranë transferimit te Barcelona.

Related posts

SENEGALI ËSHTË KAMPION I AFRIKËS/ Mund në finale Marokun pas 120 minutash

F.autor

18-VJEÇARI QË PO “ÇMEND” EUROPËN/ Milan sfidon Inter dhe Juventus për një talent të madh…

Delo.autor

MOMENTE FRIKE NË BERGAMO/ Sulmuesi i Napolit godet kokën dhe humbet ndjenjat. Dërgohet në spital (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment