Futboll Sport

DAKU PROTAGONIST NË RUSI/ Realizon golin e nëntë sezonal, lojtari shqiptar i dhuron asist

Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në kampionatin rus me Rubin Kazan, në transfertën e CSKA-së së Moskës.

Pasi mori një asist nga lojtari tjetër shqiptar, Shabanhaxhaj, Daku lëvizi mjaft mirë dhe me një goditje tokazi dërgoi sferën pas shpinës së portierit.26-vjeçari i Kombëtares ka luajtur në këtë sezon 16 ndeshje, për të ky është goli i nëntë, ndërsa ka dhuruar edhe 3 asiste. Mirlind Daku po luan edicionin e dytë në Rusi, teksa më herët është aktivizuar në Kosovë, Kroaci, apo edhe Slloveni.

Related posts

DUELI PËR MBIJETESË/ Bardhi: Ndaj Tiranës ndeshje e veçantë, por nesër fiton…

Isa.Autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ LUZIT/ Trajneri Martini: Teuta i ka mundësitë për të dy trofetë

Delo.autor

LETRA/ Merr vendimin e papritur, Taulant Xhaka i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment