Futboll Premier League Sport

“NUK MUND TA DISH KURRË TË ARDHMEN”/ Flet Pochettino: Jam i hapur ndaj kthimit në Premier…

Mauricio Pochettino ka sugjeruar se ai do të kishte qenë i gatshëm ta shqyrtojë një ofertë për t’u bërë trajner i Arsenalit, përderisa e ka pranuar se është i hapur ndaj kthimit të menjëhershëm në Premierligë.

Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino u shkarkua para pak kohësh nga posti i trajnerit të Tottenham dhe ai menjëherë ishte përfolur për një kthim të mundshëm në Premierligë, madje edhe te rivalit më i madh i Tottenhamit, Arsenali.

Megjithatë, DailyStar kishte raportuar se Pochettino nuk është i interesuar t’i zemërojë tifozët e Tottenhamit duke iu bashkuar rivalit të tyre londinez, pasi që synon të bëhet trajner i një klubi më të madh në Evropë.

Këtë gjë duket se e ka mohuar Pochettino tani, përkundër që tani është zyrtarizuar Mikel Arteta si trajneri i ri i Arsenalit.

“Në futboll, nuk mund ta dish kurrë të ardhmen, duhet të jesh i lirë dhe i hapur të dëgjosh dhe kështu mund të ndodhë gjithçka. Jam trajner dhe unë dua të jem në vendin më të mirë ku mund të shkoj”, ka thënë Pochettino, kur u pyet për spekulimet për Arsenalin.

“Tani është koha t’i rimbush bateritë e mia. Premierliga është njëra ndër ligat më të mira në botë. Por, nuk është vetëm Premierliga, ka shumë liga në botë që mund të jetë emocionuese ose sfida të mirë për mua”.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Juventus dhe Bologna nisin negociatat për dy lojtarët…

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Schalke

Q.Autor

TALENTI I KOMBËTARES U-19 DHURON SPEKTAKËL NË ITALI/ Sulmuesi Ibrahimi shënon super gol nga një kënd i pamundur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment