Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Vllaznia. Rezultati 0-2

Do të luhet duke nisur nga ora 13:30, sfida mes Luftëtarit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 14-të, të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat kanë një qëllim, atë të fitores dhe të tre pikëve. Luftëtari do të tentojë të arrijë fitoren e parë pas tre muajsh, ndërsa Vllaznia do të shkëputet nga vendi i tetë, aspak komod, duke marrë parasysh nisjen e mirë që bëri këtë sezon.

Trajneri grek Marantas ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion dhe ka ndryshuar skemën duke rrershtuar ekipin  me 3-5-2. Në sulm do luaj Lika, që do mbështetet nga Dushkaj dhe Hyseni.

Nga ana tjetër Jonuz ka bërë ndryshime në mesfushë, me Krujën në qendër, Markun në majtë ndërsa në sulm luan Shtubina

Kujtojmë  që gjirokastritët ndodhen në vendin e 9-të me 8 pikë, ndërsa Vllaznia një vend më sipër me 17 pikë.

 

LIVE| LUFTËTARI-VLLAZNIA 0-2
(Malota 85′)

Komenti live:

85′ Goooll/ Malota kalon Vllazninë në avantazh.

82′ I verdhë për Çelën, tjetër i ndëshkuar për gjirokastritët.

80′ Fili i shpëton mbulimit të kundërshtarëve, niset i vetm drejt portës, godet por shumë dobët.

78′ Krymi ka hapësirë jashtë zone, kalibron të djathtën,, por topi shkon mbi traun e portës.

77′ Malota tenton me kokë, por asnjë shqetësim për Paiteris.

74″ Prikas është i ndëshkuara i radhës.

70′ Qato ndëshkohet me të verdhë.

 

72′ Skuadrat hapen disi, rritet ritmi, por shumë gabime nga të dyja ekipet.

67‘ Largohet Kruja, Bardulla në lojë, Jonuz kryen zëvendësimin e dytë.

64′ Dragoshi në lojë, Lika i lë vendin. Ndryshimi i dytë i Marantas.

63′ Behar Ramadani godet nga distanca, topi shkon pak larg shtyllës pingule.

60′ Lika futet në lojë, Gligorov ulet në stol

54′ Marku kroson në shtyllën e dytë, por topi shkon direkt jashtë vijave kufizuese.

53′ Luftëtari del mirë në sulm, Lika pason te Fili, i cili heziton dhe ndalet pa faull nga mbrojtësit kundërshtarë.

52′ Lika kroson në zonë, Lala devijon me kokë, por Alen Sherri kontrollon topin.

46′ Starton pjesa e dytë, Fili futet në fushëe lojë dhe menjëherë tenton me një goditje të lehtë që e pret pa problem Sherri.

Përfundon pjesa e parë me rrjeta të paprekura!

45+1 Harkimi largohet nga zona, por Qato godet nga distanca. Topi devijohet dhe përfundon në këndore.

45′ 1 minutë shtesë.

42′ Rast i mirë për Luftëtarin, Sherri eviton golin.

40′ Malota ndëshkohet me karton të verdhë, pasi në dyluftim e sipër godet Shehin.

38′ Qato harkon në zonë, asnjë shqetësim për Vllazninë që largon rrezikun.

36′ Vllaznia fiton goditje dënimi, por gjirokastritët largojnë topin nga zona

27′ Rast i artë për Luftëtarin, Hyseni përballë portierit gabon duke humbur mundësinë të kaloj skuadrën e tij në avantazh.

24′ Karton i verdhë për Franci Lalën.

23′  Vllaznia del në sulm, Shtubina kapet në pozicion jashtë loje. 

20′ Rrezikon Vllaznia me mbajtjen e tepërt të topit në zonë.

13′ Këmbëngulje e gjatë e Vllaznisë, gjirokastritët në pozita mbrojtëse. Gligorov kishte një mundësi të mirë, pas krosimit të Godfrejt, por gabon.

10‘ Vllaznia dominon lojën në minutat e para. Luftëtarin e shpëton fati. Gjirokastritët tentojnë me kundërsulme.

1′ Starton sfida me një minutë heshtje!

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Giorgos Marantas. Trajner: Giorgos Marantas

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Ëalusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku,  Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

Arbitrat:  Emirjon Sino, Devis Koreshi, Orgest Grabova, Laver Alla.

Related posts

Milani nuk ndalet, kuqezinjtë ndëshkojnë sërisht Fiorentinën me Partick Cutronen (VIDEO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Binotto optimist për të ardhmen: Përsërita 3 herë me veten fjalët që do t’i thoja Vettel para se ta largonim nga Ferrari

Delo.autor

Hidhet shorti i Copa del Rey, Reali dhe Barcelona mësojnë kundërshtarët (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment