Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Skënderbeu. Rezultati 1-0

Teuta dhe Skënderbeu luajnë mes tyre takimin e fundit të vlefshëm për javën e 14-të në Superiore.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, ekipi rikthehet në fushën e lojës pas një tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, që krijoi panik edhe te lojtarët e Shkëmbit. Gjithsesi, në kampionat Teuta vjen pas një ecurie prej 4 barazimesh radhazi, dhe kërkohet menjëherë rikthimi te fitorja.

Ndërkohë, në formë të besuarit e Ilir Dajës, vijnë pas dy fitoresh radhazi, dhe një 3-pikësh tjetër do i ngjiste akoma më pranë kreut.

 

FT | Teuta-Skënderbeu 1-0

GOL: L.Vila 90′ / 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Teuta-Skënderbeu 1-0

90’ 4 minuta shtesë.

90’ GOOOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet rezultati në frymën e fundit. Pas një topi nga rivënia anësore, sfera shkon te Lorenco Vila. Ky i fundit, provon një roveshatë, ndërsa topi devijohet, duke nxjerrë Koliçin në kundër kohë. Festë e çmendur te durrsakët, madje edhe trajneri Shkëmbi feston bashkë me ekipin.

87’ Merr edhe Meksi kartonin e verdhë për një faull në mesfushë.

85’ Ndërrimi i tretë të miqtë. Largohet Krasniqi, futet Oto Xhon.

81’ Daja kryen një tjetër ndërrim. Futet Elezi në vendin e Gripshit.

81’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Beqja, për një ndërhyrje ndaj Bregut.

80’ Vecaj lëshon një të majtë nga hyrja e zonës, zgjatet Koliçi dhe e mban portën të paprekur.

76’ Pranë golit Teuta, Lorenco vila godet me kokë, por Koliçi bën heroin duke e pritur topin gjatë hedhjes, dhe e çon në goditje këndi.

75’ Shkëmbi kryen edhe ndërrimin e tretë. Emiliano Vila i lë vendin Fabian Beqjas.

75’ Pollozhani mban Nikaccin dhe shkakton faull. Ndëshkohet me kartonin e verdhë.

72’ Asion Daja mban nga fanella Vecajn, dhe merr kartonin e verdhë.

68’ Daja kryen ndërrimin e parë te Skënderbeu. Esien largohet nga fusha, futet Shqiprim Taipi.

66’ Edhe kapiteni Renato Arapi ndëshkohet me kartonin e verdhë, për një faull taktik ndaj Krasniqit.

65’ Ndëshkohet me karton të verdhë Esien, për një faull në mesfushë ndaj Aleksit.

64’ Nikaç e mbron topin mirë në hyrjen e zonës, por rrëzohet dhe sfera shkon tek Emiliano Vila. Anësori gjuan menjëherë, por Koliçi bën heroin.

60’ Krosim nga goditja e këndit, dhe vendasit kërkojnë prekje të topit me dorë nga Daja, por nuk është i këtij mendimi arbitri.

56’ Ndeki futet bukur nga e djathta drejt qendrës së zonës, godet por topi devijohet në goditje këndi.

55’ Aleksi bën faull direkt në këmbën e Pëllumbit, dhe ndëshkohet me të verdhë mesfushori i Teutës.

54’ Bregu gjuan nga jashtë zone, por Hoxha e devijon me trup. Topi shkon te Esien që provon sërish, por shumë mbi kuadrat.

49’ Hoxha provon me kokë nga goditja e këndit, por mbi portën e Koliçit.

49’ Kuro kroson në zonë dhe aty gjendet Emiliano Vila. Pasi spostohet në fundore, kërkon ta kthejë topin, por devijohet në goditje këndi.

46’ Nis pjesa e dytë në “Niko Dovana”. Menjëherë kryen ndërrimin e dytë Bledi Shkëmbi. Në fushë Uendi Vecaj, dhe mbetet në dhomat e zhveshjes Roni Gashi.

45’ 1 minutë shtesë.

39’ Krosim nga goditja e dënimit, dhe shumë lojtarë të Teutës dalin para atyre të Skënderbeut, por nuk shfrytëzojnë dot një rast të mirë.

38’ Todorovski pason tek Lorenco Vila pasi mori një top nga korçarët. Më pas aksioni zhvendoset tek Aleksi, por në fund mbrojtja mike bllokon numrin 8 të Teutës.

37’ Dita bën një faull ndaj Avdylit pasi humbi topin në mesfushë, dhe kryesori e ndëshkon me karton të verdhë.

35’ Rrezikojnë sërish miqtë, Ndeki kërkon një pasim për Krasniqin, por Arapi i vëmendshëm e mbyll pasimin.

33’ Top i gjatë nga mbrojtja e Skënderbeut për Ndeki, por del Frashëri dhe largon rrezikun.

27’ Karton i verdhë për Roni Gashin, pas një ndërhyrje nga prapa ndaj Bregut.

25’ Arbër Çyrbja nuk ia del dot prej një dëmtimi, dhe lë fushën e lojës. Zëvendësim i detyruar për Shkëmbin, dhe në vendin e tij futet Lorenco Vila.

23’ Nisen shpejt korçarët, Krasniqi lëviz bukur para mbrojtjes, por lë shumë për të dëshiruar goditja, totalisht pa shënjestër.

17’ Avdyli nis shpejt Çyrbjen në të majtë pas një goditje dënimi, dhe topi i futur në zonë devijohet. Koliçi në pozicion e kontrollon.

13’ Daja provon me një të djathtë nga rreth 25 metra, por pa shënjestër.

11’ Përplasje në mesfushë mes Gashit dhe Pëllumbit, mbetet i shtrirë në tokë lojtari i vendasve. Arbitri ndal lojën që t’i vijë edhe ndihma mjekësore.

8’ Krosim i lartë drejt zonës së Skënderbeut, me Arapin që ishte gati ta shfrytëzonte, por Pëllumbi e çon në goditje këndi.

7’ Goditja e parë nga këndi për durrsakët.

5’ Avancon në të djathtë Gashi, dhe rrëzohet në fundore, por topi i ikën dhe shkon në rivënie fundore për Koliçin.

4’ Vjedhin një top në mesfushë vendasit, Çyrbja kërkon të nisë Nikaçin, topi devijohet dhe e rimarrin korçarët.

3’ Krosim i lartë nga e majta, Ndeki përpiqet me kokë, por nuk e arrin dot sferën.

1′ Nis takimi në Durrës.

 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Gashi, Aleksi, E.Vila, Çyrbja, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Esien, Gripshi, Ndeki, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

Related posts

ASLLANI NË DREJTIM TË PADITUR/ Inzagi nuk e zgjedh as për ndeshjen kundër Monzës

F.autor

FORMULA 1/ Lewis Hamilton: I mahnitur, nuk prisja që makina të ishte në këto nivele

Delo.autor

LAJM I MADH/ Tifozët rikthehen në stadiume. Ja ndeshjet që do luhen me mbështetës…

Delo.autor

Leave a Comment