Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

MESFUSHORI I KOMBËTARES E NIS TERS NË GJERMANI/ Mavraj pëson disfatë në ndeshjen e parë të kampionatit

Ka nisur me një disfatë aventura e Mërgim Mavraj me skuadrën e Grojther Fyrth në Bundesligën e 2 gjermane. Mbrojtësi i Kombëtares ishte titullar për 90 minuta, teksa në javën e parë të kampionatit skuadra e tij u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Aue.

Edhe pse pësoi një dëmtim në shpatull para pak kohëve, 33-vjeçari ia doli të ishte rregullisht në fushë por pa mundur të shmangë rezultatin negativ. Megjithatë, kjo ishte vetëm ndeshja e parë e kampionatit, ndërsa për Mavraj ky ishte një rikthim te skuadra e Grojther Fyrth.

Mbrojtësi në sezonin e kaluar ishte pjesë e Ingolshtadit, ndërsa pasi këta të fundit zbritën një kategori më poshtë, Mavraj zgjodhi të rikthehej te Fyrthi. Lojtari ka qenë pjesë e kësaj skuadre më parë për 3 sezone, gjatë vitit 2011-2014.

Related posts

JEP LAMTUMIRËN/ Ish-fituesi i “US Open” tërhiqet nga sporti pas dëmtimeve të shumta

Delo.autor

“BETIMI” I SHAQIRIT/ Kurrë, kafe me Nevil! U tallën kur shkova te Liverpuli, Salahut i bëra dy “tunele”

Isa.Autor

TELENOVELA VAZHDON/ Manchester United gjen zëvendësuesin e Pogba në Serinë A, gati të plotësojë kushtet

Delo.autor

Leave a Comment