Futboll Sport

MADHËSHTOR PAS 38 VITESH/ Liverpool prish “mallkimin” ndaj Flamengos dhe fiton Botërin e parë

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë.

Liverpool e ka zbatuar me përpikëri këtë thënie të vjetër dhe pas 38 pas humbjes 3-0 të pësuar në ish-Kupën Interkontinentale është hakmarrë ndaj Flamengo-s dhe ka fituar për herë të parë në historinë e klubit Botërorin për Klube.

Një kompeticion ky që ka ishte i mallkuar për klubin anglez, që ka humbur tri finalet e luajtura në të kaluarën, ndërsa dy herë të tjera nuk ka marrë pjesë.

Një fitore që ka qenë e vuajtur për skuadrën e Klopp, që ka ardhur pas 120 minutash lojë. Momenti që ka vendosur fatin e ndeshjes ka ardhur në minutën e 99-të të pjesës së parë shtesë, kur braziliani Firmino ka ndëshkuar kuqezinjtë pas një kundërsulmi të shpejtë.

Për herë të parë që nga janari i kaluar, Firmino ka realizuar gol në dy ndeshje të njëpasnjëshme për skuadrën e tij në të gjitha kompeticionet, duke shënuar në të dy ndeshjet e luajtura në Botërorin për Klube.

Related posts

RAPORTI I UEFA-S/ Premier League dominon, Djajtë e Kuq” parakalojnë Real Madridin me…

Delo.autor

RONALDO I RI/ Po shkëlqen te Sevija dhe Portugalia, Andre Silva: Jam lojtar i MILANIT

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Ja formacioni i lojtarëve me vlerën me të lartë

Delo.autor

Leave a Comment