Futboll Seria A Sport

QËNDRUESHMËRI DHE KARIZËM TEK “BOMBERI”/ Shevchenko: Ai ka një stil të pabesueshëm për…

Qëndrueshmëri, udhëheqje dhe karizëm. Krzysztof Piatek nuk është prekur nga ndryshimi i ajrit, prej transferimit nga Genoa te Milani në janar, duke vazhduar të bëjë atë që bën më mirë: të shënojë gola.

Polaku është aktualisht i dyti në klasifikimin e golashënuesve të Serie A (19 gola), në të njëjtën “gjatësi vale” me Cristiano Ronaldon dhe vetëm pas Quagliarella. Në derbin e fundit ai mbeti thatë, por kjo nuk e eklispon aspak atë që ka bërë deri më tani me fanellën kuqezi.

Sulmuesi i datëlindjes 1995 mori vlerësime edhe nga Andriy Shevchenko, trajneri aktual i kombëtares së Ukrainës dhe “flamur” i kuqezinjve, falë 175 golave të shënuar për ta. I intervistuar nga “Sportmediaset”, Sheva pati fjalë të qarta dhe konçize për Piatek: Po (në lidhje me pyetjen, nëse ai mund të jetë trashëgimtari i tij), ai ka një stil të pabesueshëm për golin. Po tregon se është një sulmues i madh, po e ndihmon Milanin kaq shumë“.

Interi e fitoi derbin e fundit të Milanos, duke përsëritur suksesin e ndeshjes së parë. Shevchenko thotë fjalën e tij: Unë e pashë derbin. Në minutat e fundit, Milani kishte disa shanse dhe mund ta mbyllte mirë. Mendoj se ende i ka mundësitë për t’u renditur në vendin e duhur, që e dërgon në Ligën e Kampionëve. Jam optimist se do ta bëjë këtë”.

Related posts

GODITET ME THIKË NË GJOKS/ Humb jetën futbollisti në Spanjë

F.autor

NDRYSHIMI TEK “TOPÇINJTË”/ Emery: Wenger? Më është dashur të hap dritaret e Arsenal

Isa.Autor

NUK NDAHET NGA PROBLEMET/ “I pandreqshmi” Mourinho dënohet nga UEFA, Tottenham e pëson prej tij

Delo.autor

Leave a Comment