Futboll Shqipëri Sport

KATEGORIA E PARË/ Vllaznia rikthehet te fitorja, Bylis nuk i ndahet Besës

U luajtën sot nëntë nga dhjetë ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë. Nesër do të përmbyllë gjithçka supersfida e grupit A, Besa-Pogradeci, e cila do të luhet në Kavajë. Vllaznia u rikthye pas 30 vitesh, për të luajtur një ndeshje në Peshkopi, aty ku fitoi 2-1.

Kuqeblutë kaluan të parët dhe herët në avantazh, me anë të Gocajt, por vendësit barazuan me fillimin e pjesës së dytë, madje kanë pasur pretendime për një penallti të padhënë në favor të tyre. Në limitin e kohës së rregullt, kapiteni Gilman Lika ka vulosur trepikëshin e të tijve. Skuadra e Hasan Likës vijon kryesimin, me vetëm një humbje në kampionat.

Njëlloj derbi mund të konsiderohet edhe përballja në “Redi Maloku”, ku Iliria dhe Erzeni luftuan fort, por fundi i lojës ishte i lumtur për miqtë. Kunduri zhbllokoi shifrat në minutën e 89-të, duke e majtur skuadrën e tij në vendin e dytë, me 4 pikë mbas shkodranëve.

Dinamo del me një pikë nga transferta shkodrane me Velecikun. Ka munguar goli në “Reshit Rusi”, ku në fund të pjesës së parë ka pasur edhe tensione të larta mes lojtarëve, çka ka kërkuar ndërhyrjen e policisë. Derbi i fqinjëve në Burrel u vendos nga një autogol i Camarra. Matjanët marrin tri pikë të çmuara për t’iu larguar fundit të renditjes.

Në Grupin B spikat fitorja bindëse (3-0) e lushnjarëve në shtëpi, duke shfrytëzuar edhe krizën financiare të Tomorit. Bylisi vuajti jo pak në fushën e vet, ndaj rrogozhinasve. Megjithatë, në pjesën e dytë e gjeti dy herë golin, duke i bërë presion Besës në krye të klasifikimit.

Apolonia kaloi pa vështirësi cërrikasit në aneksin e “Loni Papuciu”, ndërkohë që tri pikët e Elbasanit mund të konsiderohen të arta, si njëlloj sinjali për t’iu larguar fundit të klasifikimit nga verdheblutë.
Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve, autorët e golave dhe renditjen aktuale në të dyja grupet.

Kategoria e Parë, java e 10-të
Grupi A
Veleçiku-Dinamo  0-0

Burreli-Besëlidhja  1-0
Golat: Camarra 65’ (aut)

Korabi-Vllaznia  1-2
Golat: Kovaci 47’ / Gocaj 15’, Lika 89’

Iliria-Erzeni 0-1
Golat: Kanduri 89’

Vora-Shënkolli  1-0
Golat: Mziu 86’

Besa-Pogradeci (nesër)

 

Grupi B
Lushnja-Tomori  3-0
Golat: Taullahu 35’, Baze 42’, Sefa 59’

Elbasani-Oriku 1-0
Golat: Ezike 54’

Bylis-Egnatia  2-0
Golat: Anthony Amos Beji 63’, A.Peposhi 79’

Apolonia-Turbina 3-0
Golat: Bakalli 18’, Hysenshahaj 54’, 72’ (pen)

Standings provided by Sofascore LiveScore

Standings provided by Sofascore LiveScore

Related posts

BARCELONA-CELTA VIGO/ Pas një asist perfekt nga Busquets, “Jashtëtokësori” realizon një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Laçi. Rezultati 1-0

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ja si rreshtohen yjet e Realit dhe Sitit në “Bernabeu”! Sarri rikuperon Pjaniç

F.autor

Leave a Comment