Futboll Sport

MERRET VENDIMI/ Ndërhyrje “karate” në fushë, ja sa dënohet portieri i Schalkes

Federata Gjermane e Futbollit pezullon për 4 ndeshje portierin dhe kapitenin e Shalke 04 Aleksandër Nubel për ndëhyrjen horror që shkaktoi ndaj futbollistit të Eintrahtit te Frankfurtit Mijat Gaçinoviç në sfidën e së dielës në kampionatin gjerman.

Alexander-Nübel-Foul-Mijat-Gazinovic-e1576483256315

Përveç dënimit për të mos luajtur në 4 ndeshje të Bundesligës, Nubel duhet të paguajë dhe 12 mijë € gjobë për ndërhyrjen e paimagjinueshme që kreu ndaj futbollistit Gaçinoviç.
Në sfidën e së dielës ku Shalke 04 fitoi 1-0 ndaj Frankfurtit, Nubel doli nga zona dhe goditi me shkelm në gjoks Gaçinoviçin. Reagimi i portierit gjerman ishte i paparashikueshëm dhe u kritikua rëndë nga tifozët në rrjetet sociale. Kundërshtari pësoi hemorragji, por arriti të ngrihej në këmbë dhe të vazhdonte lojën.

Në rrjetet sociale e krahasuan ndërhyrjen e 23-vjeçarit Nubel me lojën argëtuese “Mortal Kombat”. Ndërkohë që goditja e dhunshme ndaj Gaçinoviçit u krahasua me ndërhyrjen brutale të ish-portierit të Gjermanisë Perëndimore Harald Shumaker në gjysmëfinalen e Botërorit 1982 me Francën kur doli nga zona e tij dhe goditi fuqishëm Patrik Batistonin. Futbollisti francez ra në koma dhe humbi disa dhëmbë. Ky është konsideruar një nga momentet më shokuese në historinë e futbollit. Arbitri i atij takimi nuk akordoi asnjë faull apo karton kundër ekipit gjerman.

Related posts

Dështoi ndaj Parmës/ Handanovic: “Interi nuk kërkon ALIBI, por goli I PARREGULLT”

Isa.Autor

Dikur i bëri “karshillëk” Shqipërisë/ Sot është një lojtar i RËNDOMTË në Zvicër

Isa.Autor

Takim me FSHF-në dhe Policinë e Shtetit, ‘Tifozët kuqezi’ drejt rikthimit

Sadik.Autor

Leave a Comment