Futboll Sport

POLEMIKAT PËR PENALLTINË E FITUAR NGA YLLI BRAZILIAN/ Thiago Silva: Neymar? E provokuan dhe ai i ndëshkoi…

Kapiteni i Brazilit, Tiago Silva, ka folur pas fitores 4-0 kundër Perusë në Kupën e Amerikës. Ai ka zbuluar se Nejmarin e provokuan gjatë gjithë ndeshjes dhe më pas ai i dënoi kundërshtarët duke shënuar. Sipas tij, peruanët e tepruan kur Nejmari fitoi një penallti në minutën e 14-të dhe pasi arbitri e anuloi sepse e ndihmoi VAR-i, atëherë ndaj yllit të Brazilit pati shumë shkelma dhe fjalë të rënda.

“Ne shfrytëzuam një mundësi të mirë. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por fakti që shënuam shpejt, na ndihmoi të ishim më të qetë. Nejmar? Ai është vërtetë i zoti dhe kur është i lumtur, na i bën gjërat më të thjeshta edhe neve. Pati shumë agresivitet ndaj tij dhe unë mendoj se e tepruan. Dakord, ai fitoi një penallti në minutën e 14-të që më pas u anulua prej VAR-it, por peruanët u sollën keq me të dhe ai më pas i ndëshkoi me një gol.

Duhet të bëjmë kujdes me lojtarë të kalibrit të Nejmarit. Unë flas nga eksperienca… Sa herë që luaj kundër Mesit, Ronaldos dhe Nejmarit, jam i përqendruar të luftoj pa hile kundër tyre. Thjesht të bëj punën time. Unë e di mirë se kur i provokon yjet e këtij niveli, ata e gjejnë gjithnjë mundësinë të të ndëshkojnë. Nejmari e vërtetoi edhe një herë këtë…”, deklaroi Tiago Silva pas ndeshjes.

Ndërkohë, ishte një Nejmar në lot ai që u paraqit përpara telekamerave për të folur pas fitores së Brazilit. Sulmuesi nuk është përmbajtur: “Kam kaluar shumë situata gjatë dy viteve të fundit që kanë qenë të ndërlikuara”, deklaroi.

Related posts

David Beckham “kapet mat” me një femër. Si do t’i marrë Victoria këto foto… (FOTO)

Isa.Autor

MULLER dhe KROOS për REKORD në aktivizime, por MATEUS është shumë larg

Isa.Autor

TËRMET TE MILANI/ Pas largimit të sigurtë të Boban e Maldinit, trajneri mendon dorëheqjen pas ndeshjes me Juven

F.autor

Leave a Comment