Futboll Seria A Sport

MILAN NUK NDALET NË MERKATO/ Pas Zlatan, pranë transferimit edhe talenti i Barcelonës

Në pritje që Zlatan Ibrahimovic të zbarkojë në Milano, klubi kuqezi vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Nga sulmuesi suedez pritet shumë në pjesën e mbetur të sezonit, por e sigurt është që ai nuk mund t’ia dalë i vetëm. Për këtë arsye, Maldini dhe Boban po punojnë për të realizuar planin, që Milan të funksionojë si duhet për të provuar deri në fund realizimin e misionit të vështirë për një vend në Champions.

Maxresdefault

Kjo do të thotë shumë lëizje në merkato, me lojtarë që do të largohen dhe të tjerë që do të afrohen. Sipas mediave italiane, pas Ibrahimovic, goditja e dytë në tregun e transferimeve për Milan është Jean-Clair Todibo. Mbrojtësi francez konsiderohet si një talent me të ardhme, megjithëse nuk arriti të shpërthejë në sezonin e parë te Barcelona. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, klubi kuqezi është pranë marrëveshjes me atë katalunjas, mbi një formulë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit për 20 milion euro.

Andrea Petagna

Edhe lista e futbollistëve në dalje është e gjatë dhe përfshin emra të rëndësishëm si Kessie, Suso dhe Piatek. Ky i fundit pritet të jetë I sakrifikuari i madh në merkaton e janarit, teksa si zëvendësues të Ibrahimovic në sulm, milanistët po mendojnë për një njohje të vjetër si Andrea Petagna.

Related posts

Kupa e Botës/ Rusia është gati për të qënë në qendër të vëmendjes

Sadik.Autor

Juventusi shfaq interes për sulmuesin e Chelsea

Sadik.Autor

Çudia në Japoni, 50-vjeçari Miura rinovon kontratën me Yokohaman

Q.Autor

Leave a Comment