Futboll Seria A Sport

MILAN RIKTHEHET PAS NJË PERIUDHE KRIZE/ Bonaventura dëshiron të qendrojë tek “Kuqezinjtë”, por…

Dy fitore dhe dy barazime janë rezultatet e regjistruara nga Milani në katër javët e fundit të Serisë A.

Pas një periudhe të gjatë krize, skuadra kuqezi është rikthyer në rrugën e duhur, të fortë edhe nga një mesfushë që, më në fund, ka rigjetur Xhakomo Bonaventurën.

Nuk mund të jetë rastësi. Nga momenti kur “Xhek” është rikthyer mes titullarëve, Milani po buzëqesh. Jo më kot në këto katër ndeshje ish-lojtari i Atalantës numëron dy gola. Megjithatë, e ardhmja mbetet e panjohur. Bonaventura është i lidhur me Milanin nga një kontratë që skadon qershorin e ardhshëm.Bonaventura gol Milanm

Dëshira e lojtarit është të qëndrojë. Por klubi mendon të kundërtën dhe nga 1 shkurti mesfushori është i lirë të firmosë me një klub tjetër.

Related posts

Jupp Heynckes: Për të fituar Champions, duhet të luajmë më mirë se kemi bërë deri tani

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Mbrojtja më e mirë e kampionatit, Partizani “zotëron” ajrin

F.autor

Shifra “pesimiste”/ Sulmi i Vllaznisë “fajtor” kryesor për krizën e shkodranve

Sadik.Autor

Leave a Comment