Futboll Sport

CHAMPIONS NIS ME POLEMIKA/ Atletico humb dhe shënon penallti, “tërbohen” spanjollët (VIDEO)

Atletico Madridi mund ta niste në mënyrën e duhur ndeshjen kundër Lokomotivës së Moskës. Joao Felix fitoi penallti që në minutën e parë. Mbrojtësi Trippier mori përsipër ta godiste, çuditërisht, por gjuajtja e tij u përplas në shtyllë. Lojtari gaboi, por vendasit kërkuan që të përsëritej penalltia.

Portieri mik Kochenkov lëvizi nga vija fatale në momentin e gjuajtjes së 11-metërshit dhe vendasit kërkuan përsëritje. Akuzat e tyre u ndalën shpejt, pasi fituan sërish penallti, por këtë herë Felix nuk gaboi duke e dërguar në rrjetë.

Related posts

Lopetegui: Real Madridi është më i madh se Ronaldo, tani na prin Gareth Bale

Isa.Autor

EURO 2020/ Teemu Pukki si CR7, Finlanda nuk njeh kufij (VIDEO)

Delo.autor

Milani mund ta largojë Bonuccin vetëm nëse ndodh kjo gjë…(DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment