Futboll Seria A Sport

MPOSHTEN NË “OLIMPICO”/ Lazio i shkakton “Zonjës së Vjetër” humbjen e parë

Lazio i ka shkaktuar humbjen e parë të sezonit Juventusit teksa e ka mposhtur 3-1 në Olimpico mbrëmjen e së shtunës. Skuadra kryeqytetase ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe në kampionat duke dalë fitimtar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Ronaldo kaloi miqtë në avantazh me golin e tij në minutën e 25’, por Luiz Felipe ka barazuar rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë me një gol të bukur me kokë.

Ndeshja u nxeh pas pushimit dhe Cuadrado doli me karton të kuq në të 69’ pas një ndërhyrje të gabuar teksa ishte lojtari i fundit.

Kjo i dha vetëbesim vendasve që gjetën golin e avantazhit me Milinkovic-Savic dhe humbën një penallti me Immobilen që mund të kishte vulosur fitoren.

Gjithsesi, goli i tretë erdhi në minutën e 5-të shtesë me Caicedo. Interi mbetet në krye, ndërsa Lazio i është bashkuar valles për titull dhe është vetëm tre pikë më pak se Juve.

Related posts

Voller mbi deklaratën e Ozil: Më shumë se gjysma ishte budallallëk

Isa.Autor

Nisin dy takimet e Grupit C, Franca për vendin e parë, Danimarka e Australia për kualifikim

Sadik.Autor

ZYRTARE/ U transferua me bujë te skuadra holandeze, del lojtar i lirë mesfushori i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment