Futboll Kategoria Superiore Sport

NDËRPRERJA E KAMPIONATIT NGA TËRMETI/ Derbi Partizani-Tirana ende pezull, Flamurtari shpreson për pikë në

Të shtunën do të rikthehet futbolli i luajtur në vend pas ndërprerjes për shkak të tërmetit, i cili mori shumë jetë njerëzish. Superliga do të vijojë me javën e 14 ku në program janë ndeshje tepër të rëndësishme si ajo mes Tiranës dhe Kukësit, por ndërkohë komisioni i garës nuk ka përcaktuar axhendën e javës së 15, që më herët ishte programuar të luhej në datat 4-5 dhjetor.

Kjo javë pritet me shumë interes pasi konrespondon edhe me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, që me shumë gjasa do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’. Më herët komisioni i garave në FSHF kishte lajmëruar se për javën e 15 do të kishte një njoftim brenda datës 4 dhjetor, por ky afat tashmë ka kaluar.

Gjithsesi për llogari të javës së 14 do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme për Flamurtarin, që përballë do të ketë ekipin e Laçit. Vlonjatët e Birçes që renditen në vendin e fundit kanë shpresë se situata do të ndryshojë, duke parë që në dy ndeshjet e fundit kanë marë dy pikë. Në prag të takimit futbollisti Denis Pjeshka shprehet:

Siç dihet kemi shumë pak pikë, nuk kemi marë aq sa na duhen, duke parë që loja ka qenë pozitive. Kohët e fundit në çdo ndeshje kemi filluar të rritemi, por pikët nuk i kemi marë dhe ato janë momentalisht ato që na duhen. Tani duhet të bëjmë maksimumin për ato pesë ndeshje që na kanë mbetur deri në mbylljen e fazës për vit të ri.

Ndeshja mes Laçit dhe Flamurtarit është e programuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 13:30.

Related posts

Timo Werner, te Leipzigu edhe sezonin e ardhshëm

Q.Autor

DEBUTIM ME FITORE/ SARRI zbulon “PENGUN” më të madh në KARRIERË

Isa.Autor

NBA/ Rockets pëson humbjen e parë në Play Off, Utah mposht Oklahomën

Sadik.Autor

Leave a Comment