Futboll

Shokët e skuadrës e quajnë mesfushorin “Beckham” i Gjermanisë

Emre Can ka arritur të bëhet një lojtar i madh në Liverpul brenda një kohe të shkurtër. Në intervistën për “SPORT1” ai flet për karrierën e tij, Jürgen Klopp, një bisedë me trajnerin Pep Guardiola, si dhe ambiciet e tij në të ardhmen.

Nga një futbollist i rrugës në qytetin veriperëndimor të Frankfurtit deri tek mesfushori i kalitur në “Anfield”. Karriera e Emre Can ngjason me një përrallë. Tani gjermani është bërë edhe pjesë e modës. Javën e kaluar, ai paraqiti koleksionin e tij të parë për gjigantin suedez të modës H & M në vendlindjen e tij.

“Moda është shumë e rëndësishme për mua, unë kam qenë gjithmonë i interesuar për të. Ai gjithmonë thotë: “Rrobat pasqyrojnë karakterin tënd”. Zgjodha markën H & M, pasi me të vërtetë më pëlqen dhe jam rritur me të. Unë nuk vij nga një familje e pasur dhe ne kemi blerë atje shumë shpesh dhe këtë e bëj dhe sot. Është një markë shumë cilësore. Është një privilegj shumë i madh për mua, që të punoj me H & M”, tha Can.

Beckham – “David ka qenë gjithmonë shembull për mua si një ikonë e modës. Kjo është një arsye tjetër, pse gjithçka shkoi shumë mirë për mua. Disa lojtarë më kanë thënë, që unë jam “Beckham-i gjerman”.

Kombëtarja e Gjermanisë – “Qëllimi im është të jem pjesë integrale e ekipit. Unë mund të përshpejtoj vetëm në klub, në dy ndërkombëtarët e ardhshme dhe në trajnimin e ekipit kombëtar. Çdo gjë tjetër duhet të vendosë trajnerin.

Ëndrrat e mëdha – “Dua të bëhem një lojtar i klasit botëror. Ndoshta një herë të zgjidhem si më i miri i botës. Kjo do të ishte e mrekullueshme”.

Champions League – “Do të jetë shumë interesante kundër Man City. Ne në çdo lojë futemi për të fituar dhe nuk duhet të kemi frikë nga askush. Dëshira jonë është të arrijmë në finale”.

Në 2013 ju fituat finalen e Wembley me Bayern – “Po, unë isha në Wembley atëherë. Unë nuk isha në skuadër, por isha pjesë e skuadrës. Kjo më bën më shumë kërkues dhe është arsyeja, pse unë me të vërtetë dëshiroj të jem sërish në një finale”.

Largimi nga Bayern dhe biseda me Pep – “Sot ju mund të kuptoni, se ishte vendimi i duhur. Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit dhe unë kam zhvilluar një përgatitje të mirë nën drejtimin e tij. Kemi patur gjithashtu një bisedë shumë të sinqertë. Unë isha shumë i ri dhe ishte e rëndësishme për mua të luaja shumë. Pep më tha me ndershmëri: ‘Nuk mund t’ju garantoj tani, që do të luani çdo javë’. Pastaj pashë mundësinë në Leverkusen. Ata gjithashtu luanin në Champions. Për shumë veta ishte një hap prapa, por për mua ishte një hap përpara sepse, kam luajtur gjithmonë në Leverkusen. Sot ju mund të shihni sesa ka vlejtur”.

Related posts

Napoli përgatitë ofertën, për mbrojtësin e Chelseat

Sadik.Autor

U TRANSFERUA NË JANAR/ Talenti shqiptar stërvitet me Juventusin

Delo.autor

DREJTONTE MAKINËN PA PATENTË/ Barcelona zbulon “dënimin” ndaj PIQUE (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment