Futboll La Liga Sport

NDESHJA NDAJ CLUB BRUGGE/ “Los Blancos” për fitore dhe rekord historik

Real Madridi mund të thyejë sonte një rekord në historinë e vet europiane. Bëhet fjalë për një rekord, me të cilin nuk mund të krenohet: 8 pikët, që të bardhët, garues në Grupin A të Ligës së Kampionëve (2019-2020), mund t’i grumbullojnë në këtë fazë të kompetichttps://sport.alpenews.al/2019/12/ndeshja-ndaj-clu…-rekord-historik/ionit më të rëndësishëm europian për klubet. Nëse humbasin ndaj Club Brugge sonte, ky do të ishte rezultati (numri i pikëve në fazën e grupeve) më i keq i 13 herë kampionëve të Europës, deri më tani, në shekullin e 21-të. Skuadrës së Zidane do t’i mjaftonte edhe një barazim, për të mos e merituar një damkosje të tillë. Më konkretisht, me një barazim sonte, Real Madridi do të barazohej me vetveten e sezonit 2002-2003, kur e përfundoi fazën e grupeve të Champions-it me 9 pikë.

Sidoqoftë, “Los Blancos” mund të imponohen sonte ndaj Club Brugge, që kërkon “Europa League”, dhe ta mbyllë këtë fazë me 11 pikë, një rekord aq i ulët, sa ai i sezoneve 2004-2005 dhe 2006-2007. Në fakt, me një start jo fort pozitiv e nisi skuadra madrilene edhe në sezonin 2013-2014, por ia doli të bëjë mrekullinë e Lisbonës dhe të fitonte trofeun e shumëlakmuar. Një vit më herët, me José Mourinho akoma në pankinë, të bardhët e mbyllën fazën e grupeve me 11 pikë, të cilat nuk ishin pengesë që skuadra të përparojë deri në gjysmëfinalen e saj të tretë radhazi nën drejtimin e portugezit.

E vërteta është se, në historinë më të fundit, klubi nga “Bernabeu” nuk është mësuar të regjistrojë pikë kaq të pakta në grupe. Deri në sezonin e kaluar, i cili ishte i zi në të gjitha drejtimet, Real Madridi grumbulloi më shumë pikë sa mund të arrijë sonte, 12 të tilla. Në dy raste (2011-2012 dhe 2014-2015) e mbylli fazën e grupeve me plot 18 pikë, edhe pse ky fakt nuk do të shërbente për të pushtuar titullin. Tre Champions-it e trajnerit Zidane erdhën me 16, 12 dhe 13 pikë të grumbulluara, respektivisht, në grupe.

Related posts

EURO 2024/ Trajneri i Shqipërisë i përulur: Faleminderit, realizuam ëndrrën e një kombi

F.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Sheffield. Rezultati 4-1

Delo.autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Qeveria angleze gati vendimin për futbollin, mendohet hapja e stadiumeve për tifozët

Delo.autor

Leave a Comment