Sport Tennis

NË PRAG TË SEZONIT TË RI NË TENIS/ Serena Williams përgatitet duke marrë leksione boksi nga Mike Tyson

Serena Williams po përgatitet fort për të qenë gati për grand slam e Australian Open, që zhvillohet në janar. Tenistja amerikane ka befasuar me videon e saj të fundit, ku duket duke u stërvitur me ikonën e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.

Tyson i jep leksione boksi “panterës së zezë”, dy ikona të sportit botëror. Përmes këtij postimi duket se Serena Williams kërkon të japë mesazhin se është gati të duelojë fort edhe këtë vit për të fituar një grand slam.

Ndërsa Mike Tyson, në një postim në rrjetet sociale, pas kësaj séance stërvitore me tenisten amerikane tha: “Nuk dua të përfundoj në ring duke dueluar me tenisten më të mirë të të gjitha kohërave”.

Related posts

Liverpooli dëshiron ta mbyll transferimin e Fekirit para Kupës së Botës

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pakënaqësi tek Inter, Real Madrid mund të përfitojë për mbrojtësin…

Delo.autor

“LARGOHEM ME KOKËN LART”/ Edi Reja: Po le një ekip të fortë, jam krenar që kam qenë në krye të kësaj Kombëtareje

F.autor

Leave a Comment