Futboll Sport

NGA KARIM BENZEMA TEK RONALDO/ Njihuni me 10 asistuesit më të mirë të Champions-it

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mbizotërojnë në listat e statistikave të Ligës së Kampionëve. Po cilët janë pasuesit (asistuesit) më të mirë në historinë e këtij kompeticioni, sipas të dhënave të UEFA-s? Më poshtë po ju njohim me renditjen (zbritëse) në këtë drejtim:
10. Luis Suarez – 26 asistime
32-vjeçari uruguajan ka instinktin e një golashënuesi, por jo vetëm shënon, veçanërisht në Champion. Sulmuesi i Barcelonës regjistroi 28 gola dhe 26 asistime në këtë kompeticion, të martën në mbrëmje, kur pasoi saktë në golin e Ansu Fati kundër Interit. Vini re se ai nuk luajti në Ligën e Kampionëve me Liverpool, ish-klubin e tij, por në “Europa League”.

9. Zlatan Ibrahimoviç – 26 asistime
Edhe suedezi regjistron 26 asistime në Ligën e Kampionëve. 38-vjeçari e sheh veten në “top 10” golashënuesit më të mirë të kompeticionit, i bashkëlidhur me Alfredo Di Stefano (49 gola).

8. Cesc Fabregas – 26 asistime
Mesfushori i Monako ishte me shumë ndikim në lojën e ish-ekipit të tij, gjatë epokës tek Arsenali (2003-2011), duke përfshirë 5 asistime në sezonin 2008-2009. Ai kurrë nuk e fitoi këtë garë, por ka luajtur një finale në vitin 2006.

7. Angel Di Maria – 27 asistime
Fituesi i Champions-it me Real Madridin në vitin 2014, mesfushori aktual 31-vjeçar i PSG, ka më shumë asistime (27) sesa gola (20) në këtë kompeticion. Këtë sezon ai ka shërbyer për Icardi dhe Mbappé me dy asistime.

6. Karim Benzema – 27 asistime
Sulmuesi i Real Madridit është edhe “vetëmohues” për shokët e skuadrës, por edhe golashënues. Me 64 gola dhe 27 asistime në 117 ndeshje të Ligës së Kampionëve, ai është francezi më vendimtar në këtë garë.

5. Andres Iniesta – 29 asistime
Në Japoni prej dy vitesh, mesfushori i spanjoll ka “sublimuar” partnerët e tij te Barça, si Lionel Messi, Luis Suarez apo Samuel Eto’o. Në Champions, Iniesta regjistroi 29 asistime në 132 ndeshje të luajtura.

4. Xavi Hernandez – 30 asistime
Mesfushori elegant e përfundoi karrierën e tij si futbollist në Katar. Ai ka regjistruar 30 asistime me Barcelonën, në 157 ndeshje të Ligës së Kampionëve, çka e vendos “maestron” në podiumin e lojtarëve që kanë luajtur ndeshjet më të mëdha në këtë kompeticion.

3. Ryan Giggs- 31 asistime
Njeriu i fortë i Sir Alex Ferguson në mesfushë, uellsiani 46-vjeçar aktualisht, dha 31 asistime dhe shënoi 30 gola në Champions me klubin e tij, ku luajti për një kohë të gjatë, Manchester United. Në 24 sezone me “Djajtë e Kuq”, trajneri aktual i kombëtares së Uellsit nuk ka marrë asnjë karton të kuq.

2. Lionel Messi -35 asistime
Fituesi i “Topit të Artë” të vitit 2019, i gjashti i karrierës së tij, ka shërbyer për partnerët e tij të Barcelonës 35 herë (asistime) në 140 ndeshje të Ligës së Kampionëve, në 16 sezone. Argjentinasi, 32 vjeç, është edhe golashënuesi i dytë në historinë e kompeticionit, me 114 gola, pas rivalit të tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo (128).

1. Cristiano Ronaldo – 40 asistime
Me 40 asistime, portugezi është pasuesi më i mirë e vendimtar në historinë e Ligës së Kampionëve. Një makinë për të shënuar (129 gola në kompeticion, një tjetër rekord), CR7 ka ndihmuar edhe të tjerët për të prekur rrjetën e kundërshtarëve, përfshirë Karim Benzema te Real Madridi.

Related posts

Bayern Munich i shpërblen Robbenin e Riberyn

Sadik.Autor

LARGIMI I ZE MARIAS/ Superliga me “prodhim” vendi, trajnerët janë të gjithë shqiptarë

Isa.Autor

QARABAG-PARTIZANI/ Trajneri Lerda surprizon me titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment