Futboll Premier League Sport

BESIMI TEK LOJTARËT/ Pep Guardiola: Janë heronj absolutë, nuk dyshoj asnjë sekondë tek ata

Pep Guardiola ka përsëritur besimin te lojtarët e tij, në prag të ndeshjes mes së të dielën në Southampton. Manchester City po kalon momentin më të keq të sezonit, me dy humbje radhazi në kampionat, por trajneri katalanas nuk e bën dramë.

“I njoh lojtarët e mi, janë të përkryer. Nëse mendoni se do të dyshoj tek ata edhe për një sekondë të vetme, ju jeni gabim, – tha Pep, – i cili ka folur edhe për largimin e mundshëm të Brahim te Real Madrid: – E di se Manchester City dhe Real Madrid janë në diskutime për Brahim, por nuk mund të them asgjë të re”. 

Këto më poshtë janë edhe deklarata të tjera të Pep në konferencën për shtyp: “Ne kemi besim për t’u përmirësuar. Do të duhet të luftojmë dhe të fitojmë trofe, por kurrë nuk do ta humbim besimin. Nuk e di pse nuk duhet t’i besoj lojtarët e mi, që janë heronj absolutë për mua.

Një moment si ky është sfidë e madhe për mua. Shihni nëse, nëse jam i mirë apo jo. Nuk bazohemi te fati, por te puna që po bëjmë në stërvitje. Nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në janar, natyrisht. 

Unë mendoj se përgjigja e një jave më parë ishte e qartë. Sa i takon Brahim, ne kemi provuar gjithçka për ta bindur të qëndrojë. Unë nuk do ta qortoj atë për asgjë në të ardhmen”.

Related posts

JUVENTUS-UDINESE/ Pas një aksioni fantastik me Dybalan, Higuain zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

MENJËHERË PAS PUSHIMIT/ Benzema barazon rezultatin ndaj Leganes (VIDEO)

Delo.autor

SHOKOI TË GJITHË ME SULMIN NË ZEMËR/ Presidenti i Portos zbulon se çfarë do të bëjë Iker Casillas

Delo.autor

Leave a Comment