Futboll Sport

NISIN LARGIMET NË BALLSH/ Bylis “divorcohet” me një tjetër futbollist…

Nisin largimet në Ballsh. Mishel Mbiobe Mougeuni ka gjetur “divorcin” me klubin. Kamerunasi ka ndërprerë marrëdhëniet me klubin dhe është kthyer për në vendlindje.

Pritshmëritë ishin të larta për sulmuesin, e megjithatë kurrë nuk bindi. Vetëm 3 ndeshje në fushë janë dëshmia më e mirë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Frederik Opokun, edhe ky një futbollist që ka luajtur shumë pak. I afruar në fund të gushtit në ekip, mesfushori numëron vetëm 41 minuta në fushë. Gjasat janë që edhe ganezi të ketë fatin e afrikanit tjetër, megjithatë vetëm pas Luftëtarit do të merret një vendim më i saktë.

Veljko Dovedan e ka thënë disa herë që prurjet për ofensivë nuk kanë bindur, ndaj edhe drejtuesit kanë filluar që të bëjnë llogaritë me hyrje-daljet. E sigurt është që do të ketë afrime, madje vetë trajneri ka kërkuar 2-3 përforcime që të bëjnë diferencën për pjesën e dytë të garës.
pEPOSHI BYLIS

Elton Turabov ka lënë Shqipërinë, por situata për mesfushorin nga Azerbajxhani është ndryshe. Ai është dëmtuar, ndaj ka përfituar që të shkojë më herët në vendlindje për rikuperim. 22-vjeçari pritet që të kthehet në janar në Ballsh, për të nisur edhe fazën përgatitore.

VAZHDIMËSIA – Bylisi nuk do blofe ndaj Luftëtarit. Ballshiotët kanë tri javë që nuk humbasin (pas dy fitoresh dhe një barazimi), ndaj edhe këtë të diel do të tentojnë vazhdimësinë. Në letër duket e arritshme, duke qenë se luajnë në shtëpi dhe përballë do të kenë ekipin e parafundit në renditje.bylis

Një mesatare e kënaqshme, kur dihet se ekipi javë pas jave ka vuajtur edhe mungesat. E njëjta situatë paraqitet edhe para duelit me gjirokastritët, megjithatë Veljko Dovedan ua ka bërë të qartë lojtarëve që do vendin e dytë. Justifikimet nuk lejohen në mbyllje të 2019-ës.

Related posts

Lamtumirë Monaco, Falcao në Serie A?

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester City firmos me mbrojtësin e talentuar të ekipit, ja përfitimet

Delo.autor

Messit iu shua ëndrra për Kupën e Botës, Sampaoli konfirmohet në krye të Argjentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment