Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVË/ Maltë-Kosovë: Presion fantastik, Rashica vjedh topin dhe Muriqi nuk fal para portës (VIDEO)

Kosova luan sfidën e parafundit në Ligën D, teksa në transfertë ndaj Maltës, do të kërkojë një fitore për të vazhduar të mbajë vendin e parë në grup me Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe.

Trajneri Shaland, ka hedhur një formacion sulmues në fushë, me Berishën, Rashicën dhe Zenelin, në mbështetje të sulmuesit kryesor Muriqi, për të kërkuar vetëm 3 pikët në fushën e Maltës.

LIVE | Maltë-Kosovë 0-1

GOL: Muriqi 15′

KOMENTI LIVE

15’ GOOOOOOL Muriqi shënon golin e avantazhit për Kosovën. Gabim i maltezëve në mesfushë, Rashica “vjedh” topin, dhe Muriqi i vetëm me portierin nuk fal.

10’ Zeneli niset bukur nga e majta e sulmit, kërkon të shërbejë në qendër të zonës, por mbrojtja largon topin në këndore.

8’ Goditje nga distanca e kapitenit Brifa, por shumë mbi traun e portës.

3’ Muriqi godet me kokë pas harkimit nga e djathta, por pa shënjestrën e duhur drejt kuadratit.

1’ Rast menjëherë Kosova. Kololli merr një top të pastër nga e majta, pa kundërshtarë përpara, provon të harkojë në qendër, por topi në goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në Maltë.

Related posts

Gattuso ‘padroni’ i ri i Milanit. Nga krahasimi me Conten te rikonfirmimi për sezonin e ardhshëm

Q.Autor

KORONAVIRUSI PREK FORMULA 1/ Rasti i parë te McLaren, në rrezik gara e Australisë

Delo.autor

SKËNDERBEU-TIRANA/ Dy gola për 5 minuta, Majkëll Ngo ndëshkon i vetëm “korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment