Futboll La Liga Sport

“NUK SHKOJMË PËR TURIZËM NË MILANO”/ Flet Valverde: Ne jemi Barcelona dhe kemi detyrim të…

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde i ka çuar një sinjal të qartë Interit se katalanët nuk kanë për t’u falur asgjë të martën në mbrëmje, në sfidën e fundi të grupeve të Champions, që do të vendosë edhe skuadrën e dytë të grupit, që do të kualifikohet në fazën e 1/8-ave.

“Nuk do të shkojmë për turizëm në Milano, por për të fituar, pavarësisht se e kemi siguruar tashmë kualifikimin. Ne jemi Barcelona dhe kemi detyrim të respektojmë kompeticionin, ndaj nuk do të falim asgjë. Natyrisht që pak turn-over do të ketë, por në fushë do të kemi një formacion konkurrues, që do të luajë për fitore”, deklaroi Valverde.

Nëse Interi ia del të kualifikohet më tej në Ligën e Kampionëve, do të tentojë t’i rrëmbejë Barcelonës edhe mesfushorin kilen Arturo Vidal, por edhe në këtë rast Valverde shfaqet i rezervuar dhe e cilëson futbollistin si mjaft të rëndësishëm.

“Vidal është shumë i rëndësishëm për ne, për vetë cilësitë që disponon. Natyrisht që ndoshta nuk ka pasur shumë hapësira, pro kemi shumë futbollistë në mesin e fushës. Megjithatë në merkaton e janarit do shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh tekniku katalan.

Related posts

NDIZET KLASIKJA E ITALISË/ Shikoni ATMOSFERËN si vërshojnë në stadium tifozeria e MILANIT (VIDEO)

Isa.Autor

MIQËSORJA ME JORDANINË/ Publikohen formacionet zyrtare, sa shumë surpriza te Shqipëria

Isa.Autor

E KRYER/ Leverkusen gjen pasuesin e Havertz. Schick transferohet te “aspirinat”, ja sa fiton Roma

Delo.autor

Leave a Comment