Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Tirana i bën ofertë për stolin ish-trajnerit Flamurtarit…

Tirana është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit nga stoli i bardhebluve të Julian Ahmatajt, i cili mori vendin e të larguarit tjetër vetëm pak kohë më parë, Ardjan Mema.

Kryeqytetasit po ndjekin me kujdes disa trajnerë, teksa së fundmi në skenë del edhe emri i ish-trajnerit të Flamurtarit, Zekirija Ramadani. Sipas asaj që shkruan “Zëri.info”, bardheblutë po mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës Ramadanit dhe kanë shfaqur interes serioz për këtë duke i bërë edhe një ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Madje tekniku nga Maqedonia e Veriut në një intervistë të dhënë për burimin e sipërpërmendur është shprehur: “Menaxheri im është në kontakt me dy klube, por nuk mund ti bëjmë publike emrat e tyre derisa të përfundojnë marrëveshjet”.

Pikërisht një nga këto klube mund të jetë Tirana, të cilët janë në kërkim të një trajneri dhe thuhet se i kanë bërë një ofertë pikërisht Ramadanit.ramadani

Ky i fundit ka korrur suksese me Feronikelin në Kosovë vitet e fundit, teksa në 2016 drejtoi edhe Flamurtarin në Kategorinë Superiore, nga janari deri në qershor, ndërkohë që ka pasur edhe një aventurë te Shkupi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

“EURO 2020″/ Rruga drejt trofeut nis më 11 qershor, finale me 90 mijë tifozë

Delo.autor

RINOVIM OSE LARGIM/ Lojtari i Interit kushton 30 milionë euro

F.autor

VIDEO/ Nga Dinamo Zagreb te Sportingu i Lisbonës, ja katër ndeshjet që fundosën Skënderbeun

Sadik.Autor

Leave a Comment