Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Ja FOTOT e para nga derbi kryeqytetas në stadiumin “Air Albania”

Prej orës 19:00 po luhet derbi Partizani-Tirana në stadiumin e ri kombëtar që u inaugurua me ndeshjen Shqipëri-Francë në nëntor, ndërsa kjo është sfida e parë për kampionatin. Për këtë ndeshje në stadium ka numër rekord tifozësh, ashtu sikur ndodh vetëm në sfida të tilla kur luhet derbi, që është vitrina e futbollit shqiptar. Rreth 20 mijë bileta janë shitur për këtë ndeshje. Klubi Partizani ka vendosur që të dhurojë 50% të të ardhurave nga biletat e derbit me Tiranën për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Java e 15-të e gjen Partizanin në vendin e parë, ndërsa Tiranën në krizë totale në vendin e tetë. Megjithatë kur flasim për derbin renditja nuk ka rëndësi…edhe pse Tirana ka shumë vite që nuk e ndjen aromën e fitores përballë të kuqve. Ky është derbi numër 155. Tirana nuk arrin që të fitojë përballë Partizanit që prej 10 shkurtit të vitit 2014. Kujtojmë që ndeshja e fundit derbi në 29 shtator përgjaku stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Ja fotot e para nga derbi Partizani-Tirana në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Related posts

ËSHTË I PASHMANGSHËM SITUATA/ Kampioni i Botës pranë largimit nga “Djajtë e Kuq”, mungon…

Delo.autor

Inter shfaq interes për mesfushorin shqiptar të Levantes

Sadik.Autor

Kloop po ‘vuan’ shumë! Ky është problemi që po e mundon para përballjes më Romën

Sadik.Autor

Leave a Comment