Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Nga bilanci tek diferenca, ja statistikat që duhet të dini për derbin numër 155

NDESHJET – 154 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës nga viti 1947-2018 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

BILANCI – Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 66 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 40 fitore. 48 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

GOLAVARAZHI – 217 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 167 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi, Melo dhe Solomon shënuan për të kuqtë dhe Edon Hasani për bardheblutë, në përballjen e 29 shtatorit 2019.

DIFERENCA – 20 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana 1-0 (kampionat); 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0 (kampionat), 22/03/14 PartizaniTirana 1-1 (kampionat); 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 08/12/14 Partizani-Tirana 2-0 (kampionat); 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 04/05/15 Partizani-Tirana 2-2 (kampionat); 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0 (kampionat); 07/12/15 Tirana-Partizani 0-0(kampionat); 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0 (kampionat);04/05/16 Tirana-Partizani 2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0 (kampionat);01-02/ 12/17 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat);20/02/17 Partizani-Tirana 2- 1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat); 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1 (kampionat); 30/11/2018 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0 (kampionat); 12/05/19 Partizani-Tirana 2-1 (kampionat); 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2 (kampionat);

ISH-ËT – Pesë lojtarë do të kenë statusin e ish-ve në derbin e radhës që do të luhet më 13 dhjetor. Erando Karabeci, Edvan Bakaj, Tefik Osmani, Idriz Batha, Agustin Torasa, kanë pasur përvojat e tyre në të shkuarën te Partizani, ndërsa te të kuqtë nuk ka mbetur asnjë ish në fushë, veç zv.trajnerit, Reinaldo Kalari. Te Tirana statusin e ish-it e ka edhe trajneri Julian Ahmataj, pasi ka luajtur me Partizanin.

 HISTORIA – Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri tani në derbi.

SHPAGIMI – Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur.

REZULTATI – Barazimi 2-2 është edhe rezultati që është sigluar më së shumti në ndeshjet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, plot 29 herë në 48 barazime.

Related posts

Roma pas Susos, por bën sondazhe edhe për anësorin e Juventusit

Sadik.Autor

SQARON VENDIMIN PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Marotta: Përcaktuese do të jetë…

Delo.autor

PAMJET E RËNDA/ Tragjedi në garën e CrossFit në SHBA, atleti serb mbytet pak para përfundimit

F.autor

Leave a Comment