Futboll Sport

Bielsa “largon” Ekubanin nga Leeds United, në Vlorë ëndërrojnë për sulmuesin ganez

Marselo Bielsa i tregon derën ish-sulmuesit të Partizanit, që aktualisht është pjesë e Leeds United në Angli, Caleb Ekuban. Trajneri argjentinas e ka bërë të qartë në një intervistë për mediat angleze që ka edhe dy sulmues të tjerë që luajnë në të njëjtin pozicion, ndaj do të ishte më mirë që ai të gjejë një skuadër tjetër ku do të kishte munësi të luante në vazhdimësi. 24-vjeçari me origjinë nga Gana ka lënë kujtime shumë të mira në Superiore, ku kërkohet nga Flamurtari.

“Kur ke shumë lojtarë në të njëjtin rol, është e pamundur që t’i mbash të gjithë. E mira është që Ekuban të gjejë një skuadër tjetër për huazim dhe të ketë minutat e duhura në dispozicion.”

Përtej dëshirës së kuqezinjve për ta patur në organikë, problem mbetet paga e futbollistit. Gjithsesi, në Vlorë shpresojnë që administratori Sinan Idrizi të bëjë një sforcim ekonomik, për t’u bërë Ilir Dajës një dhuratë të çmuar në ditët e fundit të merkatos.

Related posts

“BOMBARDON” RËNDË JUVENTUS/ Cassano: Me këtë futboll nuk shkon askund, nuk del as i katërti

Delo.autor

Zhegrova debuton me super-gol, Kosova në epërsi ndaj Madagaskarit

Sadik.Autor

LARGIMI I CR7 NGA JUVENTUS/ “Përbindëshi” Ronaldo hedh dritë mbi të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment