Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ VLLAZNISË/ Flet trajneri Marantas: Kur je në fund të renditjes…

Trajneri i Luftëtarit, Giorgios Marantas ka folur pas humbjes së skaudrës së tij, nga Vllaznia, me rezultatin 0-2. Ai është shprehur se ekipi ka nevojë për përforcime dhe se beson ende te mbijetesa.

Pjesa e parë e mirë, por humbët? “Rezultati nuk është fare i kënaqshëm për ne. Luajtëm mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë emocionet për rezultatin, dhe stresi bëri që kundërashtari të merrte metra. Humbëm një rast tek e tek me Filin, në fund pësuam. Por është një rezultat shumë i keq siç e thatë dhe ju”.

Sulmi? “Që na mungon një sulmues është e qartë. Që kur kam ardhur këtu, kam provuar 4 sulmues. Kur je në fund të renditjes, një rast që të del duhet të bësh gol. Ekipi do përforcime, por tani merremi me lojtarët që kemi. Vllaznia ishte ekip me shumë ekspereriencë. Nëse marrë lojtarët që shënuan gol, kanë më shumë eksperiencë se gjithë ekipi ynë”.

Diferenca? ‘Është shumë e madhe. Ekipi nuk bëhet ndryshe, do vetëm përforcime në janar. Mua nuk më mjaftojnë fjalët e mira, pasi më duhen pikë. Unë marrë përgjegjësitë. Unë kam thënë që Luftëtari do të mbijetojë, duhet ta kuptojnë të gjithë këtë. Duhet të jenë dhe kushtet e mira. Nuk duhet të flas tani. Kush është i zgjuar e kupton. Populli shqiptar e kupton se është popull shumë i zgjuar”.

Ka qenë menaxhimi juaj i mirë? “Renja dhe Fili, mendoni se i lë unë jashtë? Unë kam marrëdhënie të mirë dhe me Filin dhe Renjën, me të gjithë. Mund të pyesni pse janë jashtë fushe ata. Po iu thanë që i kam lënë unë jashtë, do qesh”.

Related posts

MOMENTE DRAMATIKE VIJNË NGA BJELLORUSIA/ Bate Borisov humbet titullin në minutat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Botërori sjell miliona, ja sa humbet Italia nëse nuk kualifikohet…

Delo.autor

AUSTRI-SHQIPËRI/ “Zgjohen” austriakët U-21, shënojnë me 11-metërsh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment