Futboll Kategoria Superiore Sport

“DO ANALIZOJMË GABIMET TONA”/ Flet trajneri Lerda pas humbjes: U përpoqëm të rikuperonim, por…

Partizani u mposht nga Bylisi me rezultatin 2-1, duke bërë që diferenca me ndjekësit të ngushtohet. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri Lerda foli në lidhje me këtë përballje duke deklaruar:

Sa e vuajti skuadra agresiviteti e kundërshtarit – Bëmë një pjesë të parë të mirë. Kemi pësuar 1 gol nga një devijim. Kemi pasur 3-4 raste shumë të mira për shënim. Kishte një pozicion jashtë loje që për mua ishte i rregullt. Në pjesën e dytë gabuam në disa topa që i dha kurajo Bylisit. Pas pësimit të golit, u përpoqëm të rikuperonim, por nuk ia dolëm. Futbolli kështu e ka.

Duhet bërë dramë kjo humbje? Absolutisht që jo! Do analizojmë gabimet tona. Terreni na ka penalizuar disi. Ka qenë një ndeshje që edhe mund të barazonim edhe pse me 10 lojtarë, me anë të Bardhit. Nuk ishim kampion para kësaj ndeshje, nuk jemi as pas kësaj, kështu që vazhdojmë përpara.

Problemet në sfidën e sotme- Mendoj që në pjesën e parë kemi bërë shumë mirë. Kemi krijuar disa raste. Peng që nuk kaluam në avantazh. Kemi kaluar në 15 minutat e pjesës së dytë. I dhamë kurajo Bylisit, që më pas arriti ta fitonte ndeshjen.

Ishit përgatitur nga ana psikologjike të luanit në atë fushë? Nuk kërkojmë aspak alibi, pavarësisht terenit. Skuadra ishte përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht. Si në çdo ndeshje, kush gabon më pak arrin të fitojë. Do të analizojmë këto ndeshje dhe do përpiqemi t’i korrigjojmë gabimet. Kishte disa hapësira në mbrojte, ku ne duhet të kishim bërë më mirë dhe do të mundohemi ti rikuperojmë.

A janë shumë 10 gola të pësuar. Si do e zgjidhni çështjen e shënimit të golit? Për sa i përket mbrojtjes, jemi mbrojtja më e mirë pas Teutës. Për sa i përket sulmit, do të bëjmë atë që bëjmë gjatë gjithë javës, me shpresën që do të arrijmë të përmirësohemi dhe ta gjejmë më shpesh rrugën e rrjetës.

Related posts

E BUJSHME/ Ka impresionuar me paraqitjet e tij, ja lojtari i parë që Milani do të blejë përfundimisht…

Delo.autor

Milani merr një lajm shumë të mirë

Sadik.Autor

Garcia: Neymar dhe Mbappe, një dyshe e përsosur për Real Madridin

Isa.Autor

Leave a Comment