Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TRIUMFIT NË DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Flet presidenti Halili: Kjo ka qenë kismet nga Zoti…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shfaq tepër i emocionuar pas triumfit në derbin ndaj Partizanit, në një prononcim për mediat, pas përfundimit të supersfidës, Halili u shpreh:

“Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. U bë një gjë shumë e mirë kam vetëm falënderime. Në veçanti tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. Unë kam pasur gjithmonë paqe me tifozët. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi folur shumë gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. I kemi qetësuar. E morën ata ndeshjen duke u mbështetur te tifozeria.

Trajneri është, edhe Egboja është goxha i mirë, me eksperiencë të madhe, me licencë. Jam jashtë formacionit gjithmonë. Pse jo mos qëndrojë ai. Shanset janë. Skuadra është, ka elementë brenda. Kemi pasur edhe fatin, jemi mundur nga episodet. I falenderoj të gjithë. Më bëhet qejfi, që u kënaqën tifozët”, u shpreh Halili.

Related posts

Gjithmonë “luan” – këto janë gjurmët që la në futbollin europian Zlatan Ibrahimovic

Sadik.Autor

“STAYHOMECHALLENGE”/ Sfidës i bashkohet edhe futbollisti i Vllaznisë, shikoni çfarë bën mbrojtësi në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON TË BËJË GODITJE TË DYFISHTË/ Dortmund i ofron “Zonjës së Vjetër” 30 milionë euro për dy lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment