Futboll Shqipëri Sport

PLAS TEK KATEGORIA E PARË/ Mesazh kërcënues sulmuesit të Shkumbinit, i kërkohet të mos luajë se…

Diçka krejtësisht e pazakontë ka ndodhur dje me sulmuesin nigerian të Shkumbinit, Majkëll Ejoh, i cili është kërcënuar para ndeshjes në Burrel se është më mirë të mos zbresë në fushë se do ta vrasin. Në adresën e tij në “Instagram”, futbollisti i Shkumbinit ka marrë një mesazh kërcënues nga një profil, me shumë mundësi fals, ku shkruhet se “ata kanë për ta vrarë nëse luan në Burrel dhe se kanë për të goditur me grushte nëse bën gol”.

ejoh

 

Nigeriani është munduar ta kalojë me humor, duke shkruar në profilin e tij se për këtë që ka ndodhur, ai do të shënojë 2 gola. Nga ana tjetër, klubi peqinas i ka garantuar mbështetje maksimale sulmuesit Ejoh. Ai ka pohuar për gazetën se do të jetë në fushë, në ndihmë të Shkumbinit për këtë ndeshje të vështirë, duke treguar profesionalizmin e tij. Ejoh është aktivizuar vite më parë me Burrelin, ndërkohë që i ka shënuar këtij ekipi në ndeshjen e fazës së parë.

fffff (1)

RACIZMI 

Kujtojmë që pak kohë më parë, Ejoh u bë sërish protagonist, teksa akuzoi gjyqtarin e ndeshjes me Tërbunin në Pukë se ishte treguar racist, duke përdorur fjalë fyese gjatë ndeshjes, por pa i përmendur ato.

BRANICA 

Peqinasit kanë zhvilluar dje pasdite seancën e fundit stërvitore për sfidën ndaj Burrelit, që shënon edhe nisjen e fazës së dytë. Trajneri Sokol Branica pohon për “Panorama Sport” se skuadra që drejton, ka reflektuar mbi gabimet e vërejtura në ndeshjet e fundit.

branica

“Ndërprerja e kampionatit, na krijoi kohën e mjaftueshme për të parë ku kemi gabuar dhe kemi punuar që të bëjmë kthesën në Burrel. Është ndeshje e fortë, megjithatë kam besim te skuadra dhe jam i bindur se kemi kualitetin për të marrë rezultat pozitiv. Në këto dy javë, jemi përqendruar edhe te çështja e golit, duke i dhënë përparësi lojës së sulmit, pa harruar mbrojtjen. Shpresojmë të kemi një gjykim korrekt dhe rezultatin ta vendosë fusha”, tha Branica

Related posts

ENDE PA DEBUTUAR NË SERIE A/ Pëson një tjetër dëmtim mesfushori i Juventus… (FOTO)

Delo.autor

E HABITSHME/ Ekipi SKUALIFIKOHET nga Kupa e Anglisë sepse NUK PAGOI 10…

Isa.Autor

NDRYSHIMET E “FIFA-S”/ Mjaft me komisione të çmendura dhe “fre” huazimeve, ja detajet

Delo.autor

Leave a Comment