Futboll Kategoria Superiore Sport

PRESIDENTI HALILI ZBULON KANDIDATËT/ Ja dy trajnerët e huaj që duan të marrin drejtimin e Tiranës

Peter Pakult dhe Andrea Agostineli janë dy trajnerë të huaj që kanë dëshirë të marrin drejtimin e Tiranës. Ish-trajneri i Kukësit dhe ai i Partizanit janë dy nga kandidatët që i janë ofruar Refik Halilit këto ditë.

piter pakult

Austriaku Pakult, i cili është padyshim një emër i madh, pasi ka drejtuar skuadra të njohura austriake dhe gjermane, shihet si një kandidat potencial për stolin bardheblu. Në Shqipëri ka drejtuar për gjashtë muaj Kukësin dhe në 2018, pas ndeshjes së parë në Europë, u largua nga verilindorët.

Është një dorë e fortë për skuadrën bardheblu, që do një reformim rrënjësor si në emra dhe në lojë. Emri i austriakut është në tavolinën e Halilit. Tani është pa ekip, pasi është larguar edhe nga Titogradi.

Një tjetër i huaj që kërkon lavdi te bardheblutë quhet Andrea Agostineli. Ka drejtuar Partizanin dhe Skënderbeun në vitin 2016, por pa bërë ndonjë gjë të madhe. Në karrierë ka qenë trajner në shumë ekipe italiane, por prej largimit nga Shqipëria, është pa punë. Shihet si një tjetër kandidat potencial për bardheblutë.

agostineli

Me sa është kuptuar, Halili po kërkon trajner të huaj, ndonëse problem është shifra e madhe që duhet të shpenzohet për ta. Dihet që dëshira e madhe është Ilir Daja, për momentin i pakapshëm. Në lojë për të marrë Tiranën janë edhe Gugash Magani, Mirel Josa e ndonjë emër tjetër i futbollit shqiptar. Pas ndeshjes derbi, pritet që KF Tirana të bëjë publikë emrin e pasuesit të Julian Ahmatajt.

Related posts

PËRMBYSJA E “ÇMENDUR” NDAJ JUVENTUS/ Gjesti i shumëdiskutuar nga pankina, me kë e kishte Ibra? (VIDEO)

Delo.autor

AUTOGOLI QESHARAK/ Ish-mesfushori i BAYENIT “shkatërron” portën e tij (VIDEO)

Isa.Autor

PAS FITORES SË BOTËRORIT TË KLUBEVE/ Lojtarët e Real Madridit për krishtlindje si “sheik”!

Delo.autor

Leave a Comment