Futboll Seria A Sport

“REALI ËSHTË NJË EKIP I JASHTËZAKONSHËM”/ CR7 mesazh Sarrit: Kënaqem shumë kur luaj me…

Kristiano Ronaldo shënoi, mbrëmjen e djeshme në ndeshjen që Juventusi luajti ndaj Bajern Leverkuzenit. Portugezi pas sfidës, foli për “Sky Sport” duke u shprehur për shortin, problemet fizike dhe mënyrën si do të luajë Juventusi në sulm.

Forma? “Ndihem mirë. Problemet fizike i përkasin së shkuarës. Kanë qenë disa javë me një problem në gju, por tashmë jam mirë. Edhe skuadra është mirë, gjërat po vijnë duke u përmirësuar, edhe për mua personalisht. Jam mirë në fushë”.

Tremdhëmbëshi? “Kënaqemi shumë. Kur luaj me Dibalën dhe Higuainin kuptohemi shumë mirë. Është e qartë që vendimet i merr trajneri dhe duhet që ne t’i respektojmë, por nuk mund ta fsheh faktin se kënaqemi shumë kur luajmë së bashku”.

Shorti? “Reali është një ekip i jashtëzakonshëm, por do të ishte mirë të përballeshim më vonë me ta. Do të firmosja të takoheshim në finale”.

Related posts

Mesfushori brazilian pranë kalimit te Manchester United, priten vizitat mjekësore

Sadik.Autor

Nuk pritej, presidenti i PSG konfirmon trajnerin Emery

Sadik.Autor

“Prishet” gara që tani, dy klube të Superiores në shtegtim?

Isa.Autor

Leave a Comment